Bashkëlojtari i Ardian Ismajlit e tall keq sulmuesin serb Vlahovic: “Oh, ti 80 milionësh, oh” (video)
Mesfushori i Empolit Liam Henderson është tallur me sulmuesin serb të Juventusit, Dusan Vlahovic, gjatë fitores së skuadrës së tij 4:1 kundër bardhezinjve në Stadio Castellani.
Juventusi pësoi disfatë tronditëse 4:1 të hënën mbrëma, pak minuta pasi mësoi se u dënua me heqjen e 10 pikëve nga Gjykata e Apelit në Federatën e Futbollit të Italisë.
Si pasojë, Bardhezinjtë ranë nga vendi i dytë në vendin e shtatë në Serie A.
Kjo nënkupton se atyre iu duhen gjashtë pikë në dy ndeshjet e mbetura të sezonit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, por fatin nuk e kanë në duart e veta, pasi Atalanta, Roma dhe Milani janë para tyre në tabelë.
Ishte një mbrëmje e vështirë për zonjën e vjetër si jashtë fushës edhe brenda saj. Posaçërisht për Vlahovicin, i cili nuk arriti të shënojë gol dhe u thumbua nga kundërshtari, skocezi Henderson.

Në një video që ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale, 27-vjeçari shihet duke i bërtitur Vlahovicit: "Oh, 80 milionë euro, 80 oh”.
Ai po i referohej çmimit që Juventusi ia pagoi Fiorentinës për ta blerë atë në janar të vitit 2022.
Vlahovic nuk e ka arsyetuar kurrë këtë çmim të lartë, pasi i ka shënuar vetëm 14 gola në 42 ndeshje për Juventusin këtë sezon.
🚨 Henderson qui clash Vlahovic hier soir pendant la lourde défaite de la Juventus 4 à 1 face à Empoli :
— TEAM Serie A FR (@TeamSerieA_fr) May 23, 2023
"OH 80 MILLIONS, OH 80 !" pic.twitter.com/UPlNwB0WId
