Barcelona thuhet se ka kompletuar marrëveshjen me Ilkay Gundogan - NACIONALE

Barcelona thuhet se ka kompletuar marrëveshjen me Ilkay Gundogan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Ilkay Gundoganit është afër t'i bashkohet Barcelonës me një kontratë trevjeçare që e ka bindur gjermanin.

Kontrata e futbollistit me gjigantin anglez skadon në verë, gjë që nënkupton se klubet jashë Anglisë ishin të lira për të negociuar që nga afati kalimtar i janarit.

Barcelona shihet si destinacioni më i mundur për Gundogan, me këtë të fundit që e ka refuzuar propozimin e Man Cityt për të rinovuar kontratën.

Mediumi katalunas Sport raporton se Barcelona i kishte ofruar kontratë dyvjeçare shkaku i moshës me opsion për të tretin. Mirëpo tani ky vit i tretë është bërë i përgjithshëm në mënyrë që të realizohet marrëveshja.

Gundongan thuhet se ka kërkuar shumë para fillimisht por pastaj ka zbritur kërkesat shkaku i situatës financiare të klubit blaugranas.

Pas shtatë viteve në Mançester, Gundogan me familjen e tij dëshirojnë një aventurë të re dhe gjithashtu të jetojnë në Spanjë.

Përndryshe, turku-gjermani shihet si opsioni adekuat i Xavi Hernandezit për ta zëvendësuar Sergio Busquets që i dha lamtumirën klubit pas 18 viteve.

Gundongan që ka zhvilluar 49 paraqitje në të gjitha garat ka kontribuar me nëntë gola dhe shtatë asistime.

Duke folur muajin e kaluar, Pep Guardiola tha: "Askush nuk e di se çfarë do të ndodh, ndoshta ai do të qëndrojë. Ai mund ta tregojë sërish kualiteti dhe rëndësinë për të gjithë ne".

"Jo vetëm shënimi i golave por momenti që po kalon. Ai mund të bëjë gjithçka. Nuk flet shumë por kur flet të gjithë dëgjojnë dhe kjo është fuqia e liderit".

"Ai tregon lidership në çdo stërvitje, arrin në kohë, jeton 24 orë për punën e tij... është i mençur dhe ia del mirë me presionin".

Interesim për Gundogan thuhet se ka edhe rivali Arsenal me trajnerin Mikel Arteta që po vazhdon të provojë ta bind për kalimin në "Emirates".

Lajme të ngjashme