Agjenti i Gundogan: Nuk e di kush po i bën këto tregime, nuk kemi arritur marrëveshje me Barcelonën - NACIONALE

Agjenti i Gundogan: Nuk e di kush po i bën këto tregime, nuk kemi arritur marrëveshje me Barcelonën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Ilkay Gundogan ende nuk ka arritur marrëveshje me ndonjë skuadër, kështu ka deklaruar agjenti i tij Ilhan.

Ditën e premte u raportua se gjermani ka arritur marrëveshje verbale me Barcelonën dhe do t’iu bashkohet si agjent i lirë në afatin kalimtar veror.

Mirëpo, agjenti i tij Ilhan, për “Diario AS” ka thënë se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë, me lojtarin që është i fokusuar ta mbyllë sezonin me trofe në “Etihad Stadium”.

"Jam i befasuar se nga vijnë këto tregime për një marrëveshje të mbyllur që disa javë".

"Nuk kemi asnjë marrëveshje me ndonjë klub. Ende nuk është vendosur se ku do të luajë ai në vitet e ardhshme".

"Ilkay ende mund të fitojë tri trofe si kapiten i Man Cityt. Kjo është gjëja e vetme që ai është i fokusuar".

Man City vazhdon të luftojë me Arsenalin për titullin e Premierligës, pastaj do të përballet me Sheffield Unitedin në gjysmëfinale të FA Cup si dhe javën tjetër synon ta eliminojë Bayern Munichun nga Liga e Kampionëve.

Gundogan do të bëhet agjent i lirë por Man City po vazhdon të provojë ta bind për rinovimin e kontratës. Në anën tjetër, Barcelona sidomos Xavi Hernandez po bën përpjekje për ta sjellë në “Camp Nou”.

Lajme të ngjashme