Barcelona e humb një tjetër legjendë, Jordi Alba konfirmon largimin nga Camp Nou - NACIONALE

Barcelona e humb një tjetër legjendë, Jordi Alba konfirmon largimin nga Camp Nou

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi anësor i Barcelonës, Jordi Alba, do të largohet nga katalunasit me të përfunduar sezoni, pas 11 viteve plot me suksese dhe trofe.

34-vjeçari u bashkua me Barcelonën nga Valencia në vitin 2012 dhe ishte në rrugën e drejt për t'u bërë një nga mbrojtësit më të mirë të majtë të gjeneratës së tij. Ai festoi gjashtë tituj të La Ligas, pesë Kupa të Mbretit dhe një trofe të Ligës së Kampionëve, ndër të tjera, gjatë kohës së tij në Katalunia. Megjithatë, pasi humbi vendin e tij ndaj 19-vjeçarit Alejandro Balde, kohës së Albas te Barça i ka ardhur fundi, duke shënuar kështu një ndryshim brez pas brezi në një nga klubet më të mëdha në botë. Ai konfirmoi vendimin e tij në një video në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

Barça ka publikuar edhe një deklaratë zyrtare ku i ka dhënë lamtumirën Albas, ku thuhet: "FC Barcelona dhe Jordi Alba kanë arritur një marrëveshje për të ndërprerë kontratën e lojtarit me klubin një vit më herët se sa duhej që të skadonte në fund të sezonit 2023/24. FC Barcelona do të donte të shprehte publikisht mirënjohjen e saj ndaj Albas për profesionalizmin, angazhimin dhe përkushtimin e tij, dhe marrëdhënien e tij gjithnjë pozitive dhe miqësore me të gjithë anëtarët e familjes Barça dhe i uron atij çdo të mirë në të ardhmen. Barça do të jetë gjithmonë një shtëpi për ty, Jordi."

Alba i bashkohet mesfushorit Sergio Busquets në largimin nga Camp Nou, me mesfushorin që ka konfirmuar largimin e tij në fillim të këtij muaji. Ndërsa kontrata e Busquets do përfundonte në fund të sezonit, Alba kishte një vit të mbetur në marrëveshjen e tij aktuale. Gazetari i Relevos, Toni Juanmarti raporton se mbrojtësi anësor ka hequr dorë nga një pjesë e konsiderueshme e pagës së tij duke u larguar në këtë verë, pasi klubi kishte detyrim ta paguante deri në fund.

Ende nuk dihet se ku do të përfundojë spanjolli, me Arabinë Saudite që është si një opsion potencial, si dhe një kalim sensacional në Atletico Madrid të Diego Simeone. Tani për tani, përgatitjet do të jenë duke u zhvilluar për një lamtumirë të fundit në Camp Nou si për Alba ashtu edhe për Busquets, kur Barça pret Mallorcan në kampionat të dielën.

Lajme të ngjashme