Barazhi i solli makthe, Abrashi: Nuk isha më njëri, as nuk flisja në shtëpi
Kapiteni i Grasshopperit Amir Abrashi tha se nuk ka mundur as të flejë shkaku që ekipi i tij ishte pranë rënies nga Superliga e Zvicrës.
Grasshopperi e siguroi qëndrimin në elitën e Zvicrës falë fitores 3:2 me rezultat të përgjithshëm në barazh.
Abrashi që është kapiten i klubit ka treguar se sa rëndë e ka përjetuar.
“Ishte një nga momentet më të rëndësishme në karrierën time. Unë nuk isha një njeri. Unë pothuajse nuk fola në shtëpi, për fat të mirë gruaja ime e kuptoi situatën”.
“Kisha net pa gjumë dhe mendoja shumë gjëra me kokën time. Po të kisha rënë nga Superliga, do të më vinte aq turp sa nuk do të kisha guxuar të pika një kafe në qytetin e Cyrihut. Nuk e di se çfarë do të më kishte bërë mua dhe klubit, rënia e parë në karrierën time, edhe mendërisht. As nuk dua ta di”.
Abrashi ndër të tjera komentoi ftesën që mori nga Sylvinho si dhe moskualifikimin në fazën e eliminimit direkt, e cila e “ndjeku” edhe në ëndrra.
“Ftesa e Shqipërisë? Isha shumë i lumtur, por në të njëjtën kohë në një situatë shumë të tensionuar. Emocionet atë javë ishin absolutisht të çmendura, vështirë t’i thuash fjalët”.
“Më janë dashur disa ditë për ta procesuar tërë situatën. Kishte natë që u zgjova në shok dhe mendova se ishte një tjetër play-off”, deklaroi ai për gazetën zvicerane “Blick”