Ballkani sot përballet me Viktoria Plzen në Air Albania, synohen tre pikët - NACIONALE

Ballkani sot përballet me Viktoria Plzen në Air Albania, synohen tre pikët

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, sot do të përballet me Viktoria Plzen, në kuadër të Ligës së Konferencës, në xhiron e pestë, ku me një fitore do të mbante gjallë shpresat për kalimin e grupeve.

'Xhebrailat' nuk do të luajnë si zakonisht në Stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, pasi në këtë të fundit mbizoëtron një gjendje e mjerueshme, dhe si rrjedhojë përballja do të zhvillohet në kryeqytetin shqiptar, në Arenën Kombëtare apo siç njihet me emrin ndërkombëtar Air Albania.

Plzen tashmë e ka siguruar kualifikimin tutje, pasi ka shënuar katër fitore në po aq takime, ndërsa Ballkani ka ende shanse, ku gjendet në vendin e tretë me pikë të barabarta me Astanën e vendit të dytë, me këta të fundit që përballen me Dinamo Zagrebin e vendit të fundit.

Kujtojmë se takimi i parë i zhvilluar në Çeki mes dy skuadrave përfundoi me fitore minimale të Viktorias, ku Ballkani kishte zhvilluar një paraqitje shumë më të mirë se kundërshtari, por një episod vendosi për fatin e takimit.

Përballja në Air Albania mes Ballkanit e Viktoria Plzen nis në 18:45, ndërsa ndeshja tjetër e grupit mes Astanës e Dinamos në orën 16:30

Lajme të ngjashme