Ballkani shënon fitore në ‘frymën e fundit’ ndaj Drenicës, Gjilani ndanë pikët me Malishevën
Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani, ka arritur që me shumë mund të shënojë fitore, ku me golin e Albion Rrahmanit në minutat e fundit të ndeshjes triumfuan me rezultat 2:1, në anën tjetër Gjilani ka barazuar me Malishevën me rezultat 2:2.
Suharekasit nuk e nisën mirë takimin, pasi vetëm pas tetë minutash lojë e panë vetën në disavantazh, pasi gol për Drenicën shënoi Bitsouka Koxy, i cili festoi në mënyrë të veçantë me shqiponjë.
Ballkani reagoi shumë shpejt, ku në minutën e 25-të shënoi sulmuesi në formë të lartë, Albion Rrahmani për rezultatin 1:1.
Pjesa e dytë e takimit veçuar me vetëm një skuadër në fushë, atë të Ilir Dajës, që kërkonin golin me ngulm të fitores, por këtë e arritën vetëm në minutat e fundit të takimit.
Ishte sërish Rrahmani që shënoi, për golin e dytë personal dhe të dytin për Ballkanin, për një fitore shumë të mundimshme, me anë të të cilit kampionët në fuqi e shohin vetën sërish në krye të tabelës.
Gjilani – Malisheva
Ndeshja e zhvilluar në Gjilan në fushën me bari sintetik dha futboll të mirë ofensivë nga dy skuadrat, ku u shënuan katër gola, por ndeshja përfundoi me barazim 2:2.
Golin e parë të takimit e shënoi Malisheva në minutën e 16-të me anë të Ronald Sobowale për rezultatin 1:0.
Reagimi ishte i shpejtë nga vendasit që shënuan në minutën e 30-të për të barazuar rezultatin me anë të Albert Dabiqaj nga penalltia.
Në pjesën e parë më gola nuk pati, ndërsa në të dytën u shënuan tre të tillë, por një i minutave të fundit u anulua nga VAR-i.
Ishte sërish Malisheva që kaloi në epërsi, kësaj radhe me anë të Bleart Tolaj në minutën e 64-të që shënoi për 2:1.
Për barazimin e rezultatit në 2:2 u përkujdes Mevlan Zeka. I njëjti futbollist shënoi edhe një herë në minutat shtesë por goli u anulua për pozitë jashtë loje, pas një rishikimi të gjatë të rastit nga dhoma e VAR-it.