Ballkani mëson kundërshtarët e mundshëm në rast që arrin në "play-off" të Ligës së Konferencës - NACIONALE

Ballkani mëson kundërshtarët e mundshëm në rast që arrin në "play-off" të Ligës së Konferencës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani ka mësuar kundërshtarët e mundshëm në rast që arrin në "play-off" të Ligës së Konferencës.

"Xhebrailat" është në rrethin e tretë kualifikues, ku përball ka skuadrën nga Ishujt Faroe, Kl-Klaksvik.

Ballkani ka bërë publike edhe çmimin e biletat me ndeshjen që zhvillohet të enjten, derisa çmimet nuk janë në vlera shumë të larta, fillojnë nga 3 euro deri në 10 euro.

Sidoqoftë, tani janë mësuar edhe kundërshtarët e Ballkanit për raundin e ‘play-off’, e ashtu siç pritej secili është më i vështirë se tjetri.

Kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit në raundin e play-off janë:

Malmo – Dudelange

Shamrock – Shkupi

Linfield – Zurich

Olympiacos – Slovan

Maribor – HJK

Pra, që të jemi më të qartë nga këto pesë sfida skuadrat që humbin do bien në "play-off" të Ligës së Konferencës, e njëra prej tyre mund ta ketë Ballkanin si kundërshtar.

Fitimi i madh i Ballkanit deri më tani në Evropë

Edhe pse momentalisht janë duke ‘luftuar’ për të arritur në fazën grupore të Ligës së Konferencës, Ballkani deri më tani ka siguruar shumë para në Evropë.

Kampioni i Kosovës ka arkëtuar afro 1 milion e gjysmë, e kjo vlerë veçse është duke u shtuar.

Mbetet të shihet nëse do të thyejnë rekordin e Prishtinës për më së shumti para të fituara si klub në Evropë, pasi ish kampioni i Kosovës siç dihet vitin e kaluar patë arkëtuar afro 2 milionë euro.

Ballkani këtë të enjte do ta zhvillojë sfidën e parë ndaj Kl-Klaksvik, më saktësisht në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00.

Skuadra e Ilir Dajës shihen si favorit momentalisht, por kundërshtari nuk është për t’u nënvlerësuar pasi kanë bërë befasi edhe në të kaluarën.

Ndërkohë, skuadrat e tjera kosovare si Drita, Llapi dhe Gjilani janë eliminuar nga kompeticionet evropiane.

Lajme të ngjashme