Ballkani i nxjerr në shitje me çmim të ulët biletat për ndeshjen në Ligën e Konferencës
FC Ballkani ka filluar shitjen e biletave për ndeshjen e radhës kundër Kl-Klaksvik, që do të zhvillohet në "Fadil Vokrri", ku nuk janë çmimet shumë të shtrenjta.
Pas fitores së thellë ndaj La Fiorita, kampionit të San Marinos me rezultat të përgjithshëm 10:0, "Xhebrailat" në fazën e tretë të Ligës së Konferencës do të kenë përball klubin nga Irlanda Veriore, Kl-Klaksvik.
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", kampioni i Kosovës ka bërë të ditur se çmimet janë në vlerën tre, pesë dhe 10 euro.
Postimi i plotë i skuadrës së Ballkanit pa ndërhyrje:
"Ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e radhës kundër KI-Klaksvik e cila do të zhvillohet të Enjten në Stadiumin “FADIL VOKRRI”🧡
Biletat janë duke u shitur FIZIKISHT, te sheshi I qytetit në Suharekë dhe tek fan shopi i klubit i cili gjendet tek Stadiumi i Qytetit-Suharekë.
Bileta :
🟠𝗩𝗜𝗣 -𝟭𝟬€
⚪️𝗣𝗲𝗿𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺 - 𝟱€
🔵𝗟𝗶𝗻𝗱𝗷𝗲 - 𝟯€
𝗕𝗶𝗹𝗲𝘁𝗮𝘁 𝗱𝗼 𝘁𝗲̈ 𝗷𝗲𝗻 𝗻𝗲̈ 𝘀𝗵𝗶𝘁𝗷𝗲 𝗻𝗴𝗮 𝗼𝗿𝗮 𝟭𝟮:𝟬𝟬 𝗱𝗲𝗿𝗶 𝗻𝗲̈ 𝗼𝗿𝗮 𝟮𝟭:𝟬𝟬.
Nuk keni arsye për të munguar, pajisuni me biletë e shihemi në stadium”, shkroi klubi nga Suhareka.
Ballkani synon fazën e grupeve, që nuk e ka arritur asnjë klub kosovar në histori
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja pasi theu rekordin për më së shumti gola të shënuar brenda dy ndeshjeve në një raund kualifikues, Ballkani mund të vendos një tjetër rekord.
Bëhet fjalë, për atë që nuk e ka arritur askush prej klubeve kosovare, që është kualifikimi në fazën grupore. “Xhebrailat” fillimisht janë në rrethin e tretë kualifikues dhe me një kualifikim, do ta mbërrinin raundin e ‘play-off’.
Deri më tani, vetëm FC Prishtina ka arritur deri në atë raund kualifikues, më saktësisht vitin e kaluar ku pësoi humbje pastaj nga Bodo/Glimt.
Nëse flasim edhe në aspektin financiar, Ballkani ka arkëtuar shumë para, pasi ka fituar mbi 1 milion euro, e kjo shifër veç do të rritet nëse avancojnë edhe më shumë.
Kujtojmë, se tre klubet e tjera tona, si Gjilani dhe Llapi u eliminuan në raundin e parë kualifikues, derisa sa i përket Dritës zhvilloi paraqitje të shkëlqyeshme kundër Royal Antwerp por nuk arriti të sigurojë ‘biletën’ për rrethin e tretë.
