Ballkani dhe Suhareka kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës - NACIONALE

Ballkani dhe Suhareka kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ballkani dhe Suhareka janë dy skuadrat e fundit që kanë siguruar vendin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Kampioni triumfoi bindshëm 0:3 ndaj Malishevës, derisa Suhareka me rezultat minimal 0:1 fitoi te Vjosa.

Derbi më interesant ishte mes Malishevës dhe Ballkanit, ku mysafirët ishin shumë herë më të mirë.

Mamadou Danfa kaloi Ballkanin në epërsi me një gol të bukur pas një aksioni të shpejtë.

Ndërsa, ishte Nazmi Gripshi që u përkujdes për të dyfishuar epërsinë në përfundimin e pjesës së parë (44’).

Gripshi po kalonte një formë të mirë duke e vulosur fitoren (50’).

Ndërkohë, në përballjen tjetër Suhareka e fitoi ndeshjen ndaj Vjosës me rezultat minimal 0:1.

Ndeshja ishte shumë e barabartë, me dy skuadrat që kishin raste të shumta shënimi por deri vonë dështuan t’i finalizojnë.

Ishte Mevlan Zeka që e bëri dallimin me një gol të bukur për t’ia siguruar Suharekës avancimin në gjysmëfinale, në vitin e parë si klub.

Kësisoj, tani mbetet të hidhet shorti për të mësuar dy gjysmëfinalet. Kujtojmë, të mërkurën e siguruan kualifikimin edhe Prishtina dhe Drita.

Lajme të ngjashme