Bailly e akuzon Manchester Unitedin se favorizoi lojtarët anglez - NACIONALE

Bailly e akuzon Manchester Unitedin se favorizoi lojtarët anglez

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i Marseilles, Eric Bailly, ka akuzuar ish-skuadrën e tij Manchester Unitedin se ka favorizuar lojtarët anglez, që dërgoi reprezentuesin e Bregut të Fildishtë në huazim në Ligue 1.

28-vjeçari ka sugjeruar se te djajtë e kuq ka përzgjedhje në bazë të kombësisë, duke parë që Harry Maguire dhe Luke Shaw kanë pasur rol kryesor në vitet e fundit, pavarësisht formës së tmerrshme të kësaj dyshe. Bailly ka thënë se shpreson se trajneri i ri Erik ten Hag mund ta ndryshojë dinamikën, krejt kjo u tha pasi ai u prezantua si futbollist i huazuar te Marseilles të martën.

Harry Maguire Man Utd 2022-23

Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, i cili do të kalojë tërë sezonin 2022/23 në Stade Velodrome si huazim, tha: “Klubi duhet të ndalojë favorizimet për lojtarët anglez dhe t’i jap shansin të gjithëve. Klubi duhet të inkurajojë lojtarët që të garojnë për një pozitë, jo vetëm të shikohet kombësia. Gjithmonë kam pasur ndjenjën se lojtarët e Kombëtares së Anglisë kanë pasur prioritet”.

Ai vazhdoi tutje duke thënë: “Kjo nuk ndodhte te Chelsea apo te skuadrat e mëdha të Premierligës. Disa e merrnin si të sigurt që do startonin, dhe kjo ishte dobësia e skuadrës. Manchester United është me fat që Erik ten Hag ka karakter dhe shpresoj se ai mund ta ndryshojë këtë dinamikë.”

Bailly kishte paraqitje të pakta te djajtë e kuq, ai u paraqit në Premierligë në sezonin e kaluar vetëm në katër ndeshje. Pastaj ai pati edhe disa problemi me gjendjen e tij fizike. Qendërmbrojtësi është pjesë e United qe gjashtë vite dhe ende mbetet nën kontratë deri në vitin 2024, por raportohet se Marseille ka opsionin e blerjes në afatin e ardhshëm kalimtar veror.

Eric Bailly Man Utd 2021-22

Kujtojmë se Harry Maguire ka humbur tashmë besimin e trajnerit holandez dhe nuk preferohet si titullar në qendër të mbrojtjes, ku para tij luajnë Lisandro Martinez dhe Raphael Varane.

Skuadra e re e Baillyt do të luajë kundër Tottenham Hotspur në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, ku qendërmbrojtësi do ta ketë mundësinë ta bëjë debutimin për skuadrën elitare franceze.

Lajme të ngjashme