Bad News Eagles mbesin me vetëm një shans për Champions Stage, mposhten nga Apeks - NACIONALE

Bad News Eagles mbesin me vetëm një shans për Champions Stage, mposhten nga Apeks

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Skuadra kosovare në CS:GO, Bad News Eagles, ka pësuar humbjen e dytë në Legends Stage në Blast Major Paris, duke u mposhtur nga Apeks, me rekordin tani që është 1:2 dhe ka mbetur vetëm edhe një shans për të gjetur kualifikimin në Champions Stage.

Ashtu si në dy përballjet e para, edhe ndaj Apeks ndeshja u zhvillua në sistemin Bo1(më e mira nga një ndeshje), ku harta e zgjedhur ishte Ancient.

Apeks bëri paraqitje të mirë në pjesën e parë si Terrorist, duke fituar me rezultat 10:5, çka e bëri të pamundur një përmbysje të rezultatit nga Bad News Eagles, si në ndeshjen e djeshme ndaj G2 dhe në fund rezultati ishte në të mirë të organizatës evropiane 16:6.

Bad News Eagles do ta kenë shansin e radhës nesër, ku pret njërën nga organizatat që kanë rekordin e njëjtë, pra një fitore e dy humbje, por për dallim kjo ndeshje zhvillohet në sistemin Bo3 apo me tri harta të përzgjedhura.

Lajme të ngjashme