Asllani: Dikur lojtarët e Interit i shihja nga televizori, tani luaj së bashku me ta - NACIONALE

Asllani: Dikur lojtarët e Interit i shihja nga televizori, tani luaj së bashku me ta

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kristjan Asllani po mahnit tifozët e Interit dhe opinionin publik italian pas dy ndeshjeve të para testuese që i ka zhvilluar me zikaltërtit.

Paraqitjet e mira të Asllani me fanellën e Interit në këtë fillim të fazës përgatitore verore kanë bërë që ai të jetë në mesin e faqeve të para të shtypit qëndror italian.

Personaliteti që ka dëshmuar deri më tani ishte treguesi më i qartë se me shumë mundësi investimi që bëri Inter për ta siguruar kartonin e tij, del të se nuk ka qenë i rastësishëm.

Në një intervistë dhënë për transmetuesin e Serie A në Itali, DAZN Italia, mesfushori 20-vjeç shqiptar ka rrëfyer shumë gjëra për opinionin publik.

Ambientimi i shpejtë

Asllani ka filluar shumë shpejt të ambientohet në skemat e Inzaghit. Të paktën një gjë e tillë po vihet re në fazën përgatitore, sado që është ende fillimi për t'i dhënë konkludimet. Ai ka treguar për lojtarët që e kanë ndihmuar më së shumti deri më tani që të involvohej në grup.



"Gjatë këtyre ditëve nuk kemi qenë të gjithë, por sigurisht ka qenë Danilo D'Ambrosio ai që ndoshta më ka qëndruar më afër sesa të tjerët. Por, në përgjithësi të gjithë janë duke më ndihmuar për t'u integruar.



"Njësoj sikurse edhe Darmian dhe Handanovic. Më herët të gjithë këta futbollistë i shihja në televizor, kurse tani luaj së bashku me ta"
, shtoi mesfushori shqiptar.

Komenti rreth Lukakut

Lukaku rastisi t'i kryente testet mjekësore në të njëjtën pasditë që ato i kishte në program edhe mesfushori shqiptar, Asllani.

"Me Lukakun kemi bërë së bashku testet mjekësore dhe kemi folur për afro gjysmë ore. Edhe ai po më ndihmon shumë në procesin e integrimit.

"Sa i përket komenteve që kam pranuar në superlativ nga Lukaku se ngjaj në një person më të pjekur sesa mosha që kam, ma thonë të gjithë të njëjtën gjë.



"Jam shumë i lumtur që ia kam krijuar një përshtypje të tillë. Vetëm mund të ndihem i lumtur që një lojtar i kalibrit të tij të flasë ashtu për mua", tha ai.

Asllani vlerëson lart Brozovicin

Kalimi i Asllanit tek Inter u pa nga të gjithë si një alternativë për Brozovicin, i cili për klubin italian ka qenë njëri ndër shtyllat e paprekshme gjatë sezoneve të fundit.

"Me topin në pronësi është i hatashëm. E kam ndjekur gjatë gjithë harkut të kampionatit duke e admiruar.



"Vetëm mund të mësoj nga Brozovic. Mund t'i marr shumëçka dhe të mësoj po ashtu po aq"
, komentoi Asllani.

Dëshira më e madhe: fitimi i titullit

Interi ishte fare pranë që ta fitonte titullin në sezonin e fundit, por ndeshja e mallkuar për të në udhëtim kundër Bolognas dhe gabimi i pafalshëm i Radus, mbase ndryshuan epilogun përfundimtar, me Milanin që u stolis me titullin kampion.

Sido që të jetë, Asllani dëshiron që ta përjetojë ndjesinë e të fituarit titullin me Inter. Një gjë të tillë ai e thotë me plot zë.

"Unë gjithmonë kam qenë i përqendruar vetëm tek Inter dhe menjëherë pasi ma kanë bërë ofertën, kam pranuar gjithçka çfarë më është propozuar.

E rëndësishme është që në fund të sezonit të fitojmë diçka. Sinqerisht, për sa më takon mua, do të dëshiroja që ta fitonim titullin.



Fizikisht ndihem shumë mirë. Që nga shkurti kam zhvilluar shumë paraqitje me Empolin dhe për këtë gjë më duhet ta falënderoj trajnerin Andreazzoli dhe presidentin Corsi", theksoi ai.


Për fund, Asllani sqaroi edhe arsyen se përse e ka zgjedhur numrin 14.

"E kam zgjedhur numrin 14 që ishte i Perisic dhe jam shumë i lumtur që më ka shkruar për të më uruar fat. Numri përkon edhe me datëlindjen e vëllait tim", përfundoi Asllani.

Lajme të ngjashme