"Askush nuk është më i sigurt" - Ferdinand reagon pasi pronarët e Man Unitedit e larguan Fergusonin nga pozita
Rio Ferdinand ka shprehur shqetësimin e tij pasi pa që pronarët e rinj të Manchester Unitedit, INEOS, e larguan nga pozita e ambasdorit global, legjendën Sir Alex Ferguson.
Sir Jim Ratcliffe dhe grupi i tij INEOS, të cilët blenë një pakicë të aksioneve në United në fillim të vitit, kanë ndezur polemika duke hequr trajnerin legjendar Sir Alex Ferguson si ambasador global të klubit - një pozicion që ai e ka mbajtur që nga pensionimi nga trajneri në 2013 - krejt kjo në përpjekje për të ulur shpenzimet e klubit.
.jpeg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
Legjenda e United, Rio Ferdinand, i cili luajti për 11 vjet nën drejtimin e trajnerit skocez në Old Trafford, nuk e vlerësoi vendimin e Ratcliffe. Që kur bleu 25 për qind të aksioneve në Old Trafford, miliarderi britanik ka qenë proaktiv në marrjen e vendimeve të shumta të ashpra për të zgjidhur shpenzimet e çrregullta të klubit.
Duke folur për X, ish-ylli i Anglisë dhe United shkroi: "Nëse Sir Alex mund të largohet, atëherë ASKUSH NUK ËSHTË I SIGURT në @ManUtd - kushdo mund ta marrë atë vendim tani. INEOS po dërgon një mesazh te të gjithë në klub?!?"

Pasi duruan një fillim makthi në sezonin 2024-25, djemtë e Erik ten Hag do të synojnë të rikthehen në rrugën e duhur pas pushimit ndërkombëtar pasi presin Brentford në Old Trafford në një ndeshje të Premierligës të shtunën.