Mbolli 3 hektarë grurë: Komuna e Kamenicës nuk ndahet me praktiken e çuditshme, vitin tjetër synon ta bëjë edhe seren komunale
Gjatë së enjtes Nacionale ka qëndruar në Kamenicë, për të mësuar më shumë rreth tre hektarëve grurë të mbjellur nga komuna “për nevoja të Kuzhinës Popullore”.
Drejtori i Bujqësisë në këtë komunë tha se vlera ka qenë 996 euro, por nuk dihet se sa do t’i plotësojë nevojat.
“Vlera e krejt kësaj, kosto ka kushtu 996 euro, 8 mijë kilogram në këtë sipërfaqe.
Meqë është diçka e re, nuk e dimë sa racione, sa ka me shërby. Është mirëprit si ide”, ka thënë ai.
Ndërkaq, sipas opozitës atje, sipërfaqja mund të furnizojë Kuzhinën Popullore vetëm për dy ose tre javë.
“Kjo sipërfaqe mund të furnizojë me miell Kuzhinën për 2 ose 3 javë. Është një eksperiment që nuk ka rezultu i suksesshëm. Jemi mësu me këto veprime populiste”, tha Granit Berisha, asamblist i PDK-së.
Për më shumë detaje, ndiqni videon më poshtë: