As Vedat Muriqi nuk kryen punë, Real Madridi fiton ndaj Mallorcës - NACIONALE

As Vedat Muriqi nuk kryen punë, Real Madridi fiton ndaj Mallorcës

2 javë më parë

nga NACIONALE

Real Madridi është kthyer te fitoret, pasi ka mposhtur me shumë vështirësi Mallorcën e Vedat Muriqit me rezultat 1:0.

Mbretërit barazuan me Manchester Cityn në mesjavë në kuadër të çerekfinales së parë të Ligës së Kampionëve, por sonte edhe pse nuk filluan me disa nga yjet kryesorë në fushë, ata arritën një fitore shumë të rëndësishme në garën për titull.

Skuadra e Carlo Ancelottit e dominoi tërësisht takimin, si në posedim, ashtu edhe në raste të krijuara, me Mallorcën që shumë rrallë doli në rast për të shënuar.

Pjesa e parë e takimit në Estadi Mallorca Son Moix përfundoi pa gola, me një 45 minutësh që u karakterizua me shumë pak raste nga të dy skuadrat.

Real Madridi u këndell në pjesë të dytë, aty ku rrezikoi disa herë portën e mbrojtur nga serbi Rajkovic.

Heroi i Real Madridit në këtë takim ishte Aurelian Tchouameni, i cili shënoi gol të jashtëzakonshëm nga distanca në minutën e 48-të, për t'ia fituar Mbretërve pikët e radhës, pikë që kanë erë kampioni.

Los Blancos tani kryesojnë në La Liga me 11 pikë më shumë se vendi i dytë Barcelona, me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lajme të ngjashme