“As qenin tim s’e lejoj ta nënshkruajë këtë” – Pogba zbulon çka i tha Raiola për ofertën e me Man Unitedit - NACIONALE

“As qenin tim s’e lejoj ta nënshkruajë këtë” – Pogba zbulon çka i tha Raiola për ofertën e me Man Unitedit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Paul Pogba ka zbuluar se si në fillim të karrierës së vet menaxheri i ndjerë Mino Raiola s’e kishte lejuar të nënshkruante marrëveshje me Manchester Unitedin, duke i thënë se nuk do ta kishte lejuar as qenin e vet ta nënshkruante kontratën e ofruar nga Sir Alex Ferguson.

Pogba iu bashkua Manchester Unitedit në vitin 2009 dhe i katoi tri vite në akademinë e të rinjve, para se të largohej më 2012 për t’iu bashkuar Juventusit.

Trajneri i atëhershëm i Unitedit, Sir Alex Ferguson, kishte tentuar ta bindte mesfushorin francez të nënshkruante kontratën e parë profesionale me klubin, por Pogba nuk u lejua nga Raiola, i cili e dërgoi në Juventus si lojtar të lirë.

Pogba ka treguar tani pse kishin dështuar bisedimet asokohe: “Në Manchester United isha në moshën 17-vjeçare. Fergusoni donte që unë të qëndroja në klub. Shkova me Rafaela (Pimenta) dhe Mino (Raiola). Fergusoni na tha, ‘Pra po e nënshkruajmë?’ Por ne thamë jo. Mino u përgjigj: ‘Këtë kontratë, as qenin tim s’do ta lejoja ta nënshkruante! Paul, çohu ecim!’ Unë u çova dhe ikëm”.

Por Pogba u kthye në Anglinë në verën e vitit 2016, kur Unitedi e theu rekordin botëror duke i paguar hiç më pak se 100 milionë euro për ta blerë francezin nga Juventusi.

Megjithatë, ai i prishi marrëdhëniet me Unitedin përsëri në fund të sezonit 2021/22, pasi dështoi ta luajë futbollin që di më së miri me gjigantin e Premierligës.

29-vjeçari ende nuk ka debutuar për Juventusin për herë të dytë, për shkak të një serie lëndimesh që e kanë goditur që prej se iu ribashkua klubit bardhezi në verën e këtij viti.

Pogba do të mungojë edhe në Kupën e Botës 2022, që zhvillohet këtë muaj në Katar, ku Franca do të tentojë ta mbrojë kurorën.

Lajme të ngjashme