Kurti thërret sërish partitë në takim, anipse shkeli secilin afat kushtetues dhe ligjor për konstituim të Kuvendit - NACIONALE

Kurti thërret sërish partitë në takim, anipse shkeli secilin afat kushtetues dhe ligjor për konstituim të Kuvendit

57 minuta më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka ftuar partitë ish-opoiztare për takim. Burimet e Gazetës Nacionale, brenda subjekteve në fjalë kanë bërë të ditur se kanë pranuar sërish ftesë për takim nga Kurti.

Krejt kjo në një situatë jokushtetuese, antiligjore e në shkelje të rregullorës.

Kujtojmë se tashmë ka kaluar afati 30-ditësh për konstituimin e Kuvendit, si dhe seanca konstituive nuk është thirrur tash e tri ditë, anipse në rregullore të Kuvendit thuhet se ajo nuk mund të pezullohet për më shumë se 48 orë.

Partië ish-opozitare nuk i janë përgjigjur ende kësaj ftese, deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

Lajme të ngjashme