Arteta zbulon bisedën telefonike me Guardiolan pasi Man City fitoi titullin - NACIONALE

Arteta zbulon bisedën telefonike me Guardiolan pasi Man City fitoi titullin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka treguar se e ka telefonuar Pep Guardiolan për ta uruar për titullin pasi Manchester City u shpall kampion.

Man City fitoi titullin për herën e tretë radhazi duke ndjekur humbjen e Arsenalit ndaj Nottingham Forest të shtunën e kaluar.

Arteta që ka punuar si asistent i Guardiolas para se të merrte pozitën e trajnerit te Arsenali ka treguar admirimin për ish shefin dhe punën e madhe që ka bërë drejt këtij suksesi.

E telefonova për ta uruar atë dhe stafin sepse njerëzit ndoshta mendojnë se gjërat janë të thjeshta për ta”.

Kanë punuar shumë dhe të gjithë ato orë që kanë harxhuar, sa vuajtën dhe menduan dhe gjithnjë provuan të promovojnë mentalitetin fitues që po e dëshmojnë”.

Në fund duhet t’i urosh, ky është sporti. Ai është vërtet mik i imi i mirë. Jo vetëm që e respektoj, por e admiroj si person, si profesionist”.

Prandaj kur arrin këtu, duhet të marrësh të gjitha gjërat pozitive që kemi bërë këtë edicion dhe disa leksione që të bëjmë më mirë”.

Arsenal ishte duke prirë në garën për titull për 248 ditë, një rekord pa fituar titull në fund, por pastaj e lëshuan në fundin e edicionit. Përpos kësaj edhe u mposhten 4:1 nga Man City në “Etihad Stadium” në prill.

Tutje, Arteta shtoi: “Ata e merituan, është kaq e thjeshtë. 38 ndeshje, nuk ka gënjeshtra. Kemi disa pendime si ndaj Liverpoolit, ishim 2:0 në epërsi, West Ham dhe penalltia që humbëm, kundër Southamptonit bëmë disa gabime dhe përfundoi 3:3”.

Edhe nëse do të kishim fituar të gjitha këto ndeshje, nuk do të ishte mjaftueshme. Ky është niveli. Gjithçka duhet të jetë perfekte, nuk ka vend për gabime”.

Lajme të ngjashme