Arteta: Skuadra ma fitoi zemrën pasi ia dhanë penalltinë Havertzit - NACIONALE

Arteta: Skuadra ma fitoi zemrën pasi ia dhanë penalltinë Havertzit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Mikel Arteta e ka pranuar se skuadra “ia fitoi zemrën” pasi ia dhanë shansin mesfushorit Kai Havertz që të shënojë golin e parë në ndeshjen ndaj Bournemouth.

“Topçinjtë” demoluan Bournemouth me rezultat të thellë 0:4, ku golin e tretë e shënoi gjermani që ka qenë mjaftë i kritikuar për formën e dobët që po kalonte.

Sidoqoftë, kapiteni Martin Odegaard që zakonisht i gjuan penalltitë vendosi t’ia lërë goditjen nga 11-metërshi Havertzit, i cili ishte i pagabueshëm.

Pas ndeshjes i pyetur për Havertz, Arteta deklaroi: “Ai është dikush që po kalon një periudhë të vështirë, që pyetet për disa pozita. Për skuadrën që të reagonte dhe t’i besonte, ata ma fituan zemrën sonte, ai grup i lojtarëve”.

Si trajner jam më shumë krenar për këtë se me fitoren sepse është ajo që po ndërtojmë, kultura pra si e mbështesin njëri-tjetrin dhe po shijojnë atë që po bëjnë”.

Haverz arriti te Arsenal nga rivali Chelsea për 65 milionë funte, por që fillimisht kishte probleme duke shkuar në nëntë ndeshje pa shënuar ose asistuar, pavarësisht rasteve të shumta.

Arteta ndër të tjera shtoi: “Vlen, është reale. Ata (ekipi) morën vendimin dhe treguan lidership pa më treguar, që është diçka edhe më e fuqishme”.

Dhe faleminderit tifozëve për mbështetjen, mënyrën si janë prapa skuadrës dhe Kait, nënkupton botën për të. Faleminderit shumë”.

Arsenal në vikend do ta zhvillojë përballjen më të vështirë ndaj rivalit Man City.

Lajme të ngjashme