Arsenal e ‘shkel’ Bournemouthin, Man United pëson humbje nga Palace
Arsenal ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Bournemouth, derisa Manchester United është mposhtur nga Crystal Palace.
“Topçinjtë” ishin shumë më të mirë se Bournemouth duke i dominuar nga minuta e parë, për t’i mposhtur me rezultat 0:4.
Bukayo Saka hapi serinë e golave me një gol të bukur me kokë duke mos i dhënë asnjë shans portierit vendas për ta ndalur (17’).
Dominimi i Arsenalit vazhdoi me Martin Odegaard që realizoi nga pika e bardhë pas një 11-metërshi të shkaktuar nga Aarons (44’).
Kurse për golin e tretë u përkujdes i shumë kritikuari Kai Havertz, duke qenë i saktë nga pika e bardhë (53’).
Fitoren krejt në fund e vulosi mbrojtësi Ben White pas një aksioni shumë të shpejtë (90+3’).
Kësisoj, Arsenal merr pozitën e dytë në tabelë me 17 pikë derisa Bournemouth bie në vendin e 18-të me tre sosh.
Në anën tjetër, Manchester United ka marrë një tjetër humbje në Premierligë, këtë herë nga Crystal Palace.
“Djajtë e Kuq” u mposhten nga Palace me rezultat minimal 0:1.
Golin e vetëm e realizoi Andersen, me një super vollej që e la Andre Onanan vetëm duke e shikuar topin (25’).
Man United kishte disa raste shënimi por që assesi s’arritën t’i finalizonin aksionet e shumta.
Me këtë humbje Man United renditet në pozitën e 10-të me nëntë pikë derisa Palace një vend më lartë me 11 sosh.