Arteta i qëndron pas taktikave mbrojtëse të Arsenalit ndaj Manchester Cityt
Mikel Arteta ka qëndruar pas taktikave defensive të skuadrës së tij Arsenalit gjatë përplasjes së madhe të Premierligës ndaj Manchester Cityt, duke shtuar se do të ishte 'budalla' po të mos mësonte nga përballjet e mëparshme.
Leandro Trossard mori një karton të dytë të verdhë për gjuajtjen e topit, kur Arsenali ishte 2:1 në avantazh në fund të pjesës së parë në Etihad të dielën.
Pas pushimit, Topçinjtë u nënshtruan nga presioni, duke ia lënë pothuajse të gjithë zotërimin e ndeshjes kampionëve të Premierligës derisa John Stones shënoi golin e barazimit në minutat shtesë.
Arsenali, i cili kishte udhëhequr në pjesën më të madhe të ndeshjes pas golave të Riccardo Calafiori dhe Gabriel Magalhaes, u akuzua për përdorimin e "arteve të errëta" nga mbrojtësit e Cityt Kyle Walker dhe Stones. Bernardo Silva i akuzoi ata për “humbje kohe”.
Por, trajneri i Arsenalit, Arteta, i qëndroi qasjes së ekipit të tij të martën, duke iu referuar humbjes së tyre 5:0 ndaj Manchester Cityt në 2021, kur ish-kapiteni Granit Xhaka u përjashtua.
“Fatkeqësisht ne kemi qenë në të njëjtën situatë”, tha ai. "Ne ishim në të njëjtën situatë me Granitin dhe kur humbëm 5:0. Kështu që më mirë të mësonim nga ajo. Nëse jo, do të isha shumë budalla."
BIG defensive display. pic.twitter.com/sx0GdySA5e
— Arsenal (@Arsenal) March 31, 2024
Arteta dha një përditësim për kapitenin e dëmtuar Martin Odegaard, duke thënë se ai do të kthehej nga një problem me kyçin e këmbës brenda "disa javësh".
25-vjeçari ka munguar në tre ndeshjet e fundit të Topçinjve pasi pësoi dëmtim në detyrën ndërkombëtare me Norvegjinë në fillim të këtij muaji.
"Unë mendoj se do të jetë çështje javësh, por sa kohë nuk mund ta them saktësisht," tha ai.