Arsenal synon ta zëvendësojë Granit Xhakën me dyshen që kushton mbi 200 milionë euro - NACIONALE

Arsenal synon ta zëvendësojë Granit Xhakën me dyshen që kushton mbi 200 milionë euro

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal është duke planifikuar të bëjë dy investime të mëdha në mesfushë nëse mesfushori Granit Xhaka largohet përfundimisht në verë.

Shqiptari që përfaqëson kombëtaren e Zvicrës dëshiron një aventurë të re dhe pritet të largohet pas shtatë viteve nga “Emirates" që të rikthehet në Bundesliga.

“Topçinjtë” janë të gatshëm ta lejojnë të largohet duke planifikuar ta zëvendësojnë me dyshen Declan Rice dhe Moises Caicedo.

Sipas “Daily Mail”, Rice mbetet i preferuari i Mikel Artetas me dy rivalët që do të nisin së shpejti negociatat për një transferim që pritet të kap vlerën e 103 milionë eurove.

Përpos kësaj, Arsenal dëshiron të luftojë sërish për titullin kampion andaj Arteta ka kërkuar edhe transferimin e yllit të Brightonit, Moises Caicedo.

Arsenali provoi në janar të nënshkruante me Caicedon, por oferta u refuzua nga klubi anglez dhe pastaj futbollisti nënshkroi kontratë të re.

Sidoqoftë, lojtari me prejardhje nga Ekuadori ka pranuar se dëshiron një sfidë të re andaj pritet të largohet, mirëpo Brighton nuk e lejon të lëvizë nën vlerën e 100 milionë euro.

Me këto dy përforcime, Arsenal do ta zëvendësonte pa problem Xhakën, që padyshim kaloi sezonin më të mirë të karrierës.

30-vjeçari ka vendosur të rikthehet në Gjermani, ku është pranë transferimit te Bayer Leverkuseni. Dy palët janë afër të gjejnë marrëveshje në aspektin personal ku pastaj do të mbetet vetëm të gjendet ‘gjuha e përbashkët’ mes dy klubeve.

Lajme të ngjashme