Arsenal pranë marrëveshjes me Shakhtarin për Mudryk - NACIONALE

Arsenal pranë marrëveshjes me Shakhtarin për Mudryk

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal është duke iu afruar marrëveshjes me Shakhtar Donetskin për shërbimet e sulmuesit Mykhaylo Mudryk.

"Topçinjtë" dërguan dy oferta zyrtare për Mudryk këtë muaj, përfshirë 35.5 milionë funte plus 17.7 milionë funte për bonuse, por që u refuzua nga skuadra ukrainase.

Arsenal ka vazhduar negociatat pavarësisht që Chelsea iu bashkua garës dhe drejtori i Shakhtarit, Darijo Srna ishte në "Stamford Bridge" javën e kaluar.

Sidoqoftë, mediumi ukrainas "Sport Arena" tani raporton se Arsenal është afër ta kryejë transferimin me Shakhtarin, ku ka mbetur të gjendet ‘gjuha e përbashkët’ vetëm te pjesa e pagesës dhe e bonuseve.

Arsenali dëshiron që në marrëveshje rreth 30 për qind të jenë bonuse, derisa tjerat para në dorë, mirëpo Shakhtar kërkon që vetëm 20 për qind të jenë bonuse.

Shakhtar nga fillimi kanë bërë të ditur se do ta shesin Mudryk vetëm në një marrëveshje si ajo e Manchester Unitedit për shërbimet e Antony nga Ajax (85 milionë funte), që ndodhi verën e kaluar.

Nga ana e lojtarit, ai tashmë është pajtuar për kalimin te Arsenali dhe do të nënshkruajë për pesë vitet në vijim me skuadrën e Mikel Artetas.

Së fundmi edhe u postua një fotografi, ku lojtari pyetet për kalimin te Chelsea derisa përgjigja e tij është "jo" duke shtuar dy zemra me ngjyrat kuq dhe bardhë.

Lajme të ngjashme