Arteta e do me çdo kusht, Arsenal dërgon ofertën e përmirësuar për Mudryk
Arsenali i ka bërë një tjetër ofertë Shakhtar Donetsk për anësorin ukrainas Mykhaylo Mudryk, kështu se paku raporton mediumi i njohur anglez “90min”.
Topçinjtë synojnë të nënshkruajnë me 21-vjeçarin pasi Mikel Arteta kërkon të përforcohet në aspektin ofensivë, sidomos pasi humbën për disa muaj Gabriel Jesus, derisa kanë rekord të hatashme këtë sezon.
Arsenali kishte bërë një ofertë hapëse prej rreth 60 milionë euro për Mudryk (40 milionë euro plus 20 milionë euro bonuse), por kjo u refuzua nga Shakhtar.
Arsenali tani e ka rritur atë ofertë me 10 milionë euro të tjera, por kjo është ende më pak se çmimi i kërkuar prej 90 milionë eurosh i Shakhtarit – me këtë vlerë Manchester United arriti ta sjellë Antonyn nga Ajaxi verën që lamë pas.
Sidoqoftë, lideri momental i Premierligës është shumë optimist se do ta mbyllin një marrëveshje këtë muaj, edhe pse janë bërë të vetëdijshëm se interesim në Mudryk ka filluar të forcojë rivali lokal, Chelsea, i cili këto ditët e fundit ka qenë i lidhur me sulmuesin
Mudryk e ka bërë shumë të qartë dëshirën e tij për t'iu bashkuar Arsenalit, duke postuar rregullisht përditësime në mediat sociale se ai shikon ndeshjet e tyre të fundit dhe duke lavdëruar Artetën.
Anësori po shijon një sezon yjor për Shakhtarin, duke kontribuar me 10 gola dhe tetë asistime në 18 ndeshje për ta deri më tani këtë sezon.
Nëse Mudryk qëndron në vend këtë muaj, ai mund të luajë kundër Arsenalit këtë sezon pasi Shakhtar ra në Ligën e Evropës. Ata do të përballen me Rennes në raundin e eliminimit të dytë në play-off në shkurt.
