Arne Slot i lumtur që i dha fund 'dhimbjes' 15-vjeçare të Liverpoolit nga Real Madridi
Arne Slot e festoi fitoren 2:0 të Liverpoolit në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit, kështu duke i dhënë fund një ecurie 15-vjeçare pa fitore kundër kampionëve në fuqi të Evropës.
Golat e pjesës së dytë nga Alexis Mac Allister dhe Cody Gakpo vulosën një fitore për Liverpoolin që ruajti rekordin e tyre 100 % fitues në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe e çoi skuadrën e Slotit dy pikë më shumë se Interi i vendit të dytë.
Me Liverpoolin që dështoi të fitonte ndaj Real Madridit në gjashtë takimet e fundit, duke përfshirë finalet e Ligës së Kampionëve në 2018 dhe 2022, Slot tha se ishte e rëndësishme që përfundimisht të mposhtnin 15 herë fituesin e Ligës së Kampionëve.

“Ju e dini se sa e veçantë është të luash kundër një skuadre që e ka fituar Ligën e Kampionëve kaq shumë herë”, tha Slot. "Ata ishin një dhimbje në b***ë edhe për Liverpoolin për shumë vite. Është një javë e madhe dhe është e këndshme për t'u parë. Mendoj se është gjithmonë mirë të fitosh një ndeshje dhe veçanërisht një ndeshje të madhe si kjo, ju e dini që përballeni me shumë lojtarë cilësorë. Por ky është një organizim kaq i çuditshëm dhe i ndryshëm në Ligën e Kampionëve dhe është e vështirë të gjykosh se sa të rëndësishme janë këto fitore. Nëse i takojmë ata në 1/8 e finales dhe më pas jemi në gjendje t'i mposhtim do të ishte një deklaratë më e madhe”.
Pavarësisht se tani ka një rehati me pesë pikë nga vendi i tetë, që do të garantojë një vend në raundin e 1/8 së finales, Slot tha se është shumë herët për të ditur nëse Liverpool ka bërë mjaftueshëm për të vulosur kualifikimin.

“Nuk kisha të planifikuar diçka sa i përket sasisë së pikëve që doja”, tha ai. "Ju dëshironi të zbatoni stilin e lojës sa më shpejt që të jetë e mundur. Kjo nuk është e vështirë sepse nuk ishte aq ndryshe nga Jürgen Klopp. Është e mrekullueshme të shohësh jo vetëm titullarët, por edhe lojtarët që vijnë nga stoli, të luajnë ashtu siç kërkojmë. Nëse para sezonit do të kisha numëruar pikë për këtë moment të sezonit, nuk do të kisha menduar që do të kemi aq shumë sa kemi bërë tani”.
Liverpool do të përballet me Manchester Cityn në një ndeshje të rëndësishme të Premierligës në Anfield të dielën.