Liverpooli e bën 'ligjin' në Ligë të Kampionëve, e mposht Real Madridin me rezultat komod
Liverpooli me një paraqitje dominuese në prani të tifozëve të saj, ka shënuar fitore 2:0 ndaj Real Madridit, në xhiron e pestë të Ligës së Kampionëve, kështu duke vazhduar në krye të renditjes si e vetmja skuadër me të gjitha fitore.
Skuadra që udhëhiqet nga Arne Slot po kalon formë të jashtëzakonshme, pasi që është lidere edhe në Premierligë edhe në Ligë të Kampionëve.
Gjiganti anglez që erdhi në këtë sfidë si skuadra e vetme me të gjitha fitore në Fazën e Ligës të formatit të ri të Ligës së Kampionëve, e fitoi edhe ndeshjen e pestë, ndonëse përballë e kishte kampionin në fuqi të Evropës, Real Madridin.
Ata e dominuan tërësisht takimin, si në raste të krijuara ashtu edhe në posedim të topit.
45 minutat e para ishin krejtësisht të Liverpoolit, ku vetëm Thibaut Courtois e shpëtoi skuadrën e tij pa pranuar gol, ndërsa Mbretërit dështuan të gjuanin në drejtim të golës.
Në pjesën e dytë kishte gola të realizuar por edhe dy penallti të humbura.
Fillimisht, Mac Allister shënoi për 1:0, kur u asistua nga Bradley, në minutën e 52-të.
🚨🇪🇺 GOAL | Liverpool 1-0 Real Madrid | Mac Allister
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) November 27, 2024
MAC ALLISTER OPENS THE SCORING FOR LIVERPOOL !!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/VeCwq6oty2
Nëntë minuta më vonë, Robertson shkaktoi penallti në Vasquez, por Kylian Mbappe dështoi të shënonte, pas pritjes fantastike të portierit të Liverpoolit.
Edhe Liverpooli dështoi një herë nga pika e bardhë. Mohamed Salah që e fitoi penalltinë, dështoi të shënonte në minutën e 70-të nga pika e bardhë, pasi goditi shtyllën.
Golin e sigurisë për Liverpoolin e shënoi Cody Gakpo, pasi u shkëput më së larti në zonë, pas një harkimi të Robertson në minutën e 77-të.
Deri në përfundim nuk pati ndryshim në rezultat më, dhe Liverpooli shënoi fitore 2:0 ndaj Real Madridit.
Liverpooli tani ka 15 pikë nga pesë ndeshje të zhvilluara, pra të gjitha fitore, ndërsa Real Madridi gjendet në vendin e 24-të, me dy fitore dhe tri humbje.