Antonio Conte e pranon se ishte i frikësuar se mund të barazonin me Eintracht Frankfurtin
Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte ka pranuar se ishte mjaftë i frikësuar se mund të humbnin dy pikë ditën e mërkurë ndaj Eintracht Frankfurtit.
Spurs ishin duke udhëhequr 3:1 deri në fund, por pas një penalltie të humbur, mysafirët arritën të shënojnë e bënë presion që të realizonin edhe golin e barazimit deri në fund.
Pas ndeshjes, Conte theksoi se ishte i frikësuar, mirëpo që kjo është një leksion për të dhe tërë skuadrën që duhet të bëjnë paraqitje më të mirë kur janë duke fituar.
"Ishte vështirë nga fundi i ndeshjes sepse zhvilluam lojë të mirë, pavarësisht që shënuam një gol, por reagimi ynë ishte i rëndësishëm dhe krijuam shumë shanse që të shënojmë".
"Në aspektin negativ përfundimi i ndeshjes do të jetë leksion i madh për të gjithë, përfshirë neve. Ndeshja përfundoi kur arbitri fishkëlloi tre herë. Në pjesën e fundit të lojës, të gjithë pranuam dhe për këtë arsye ne bëmë një gabim të madh".
"Pranuam gjatë harkimit që shënuam, pastaj humbëm penalltinë. Kur humbëm penalltinë, e pranoj se ishte i frikësuar sepse mendoja se gjithçka mund të ndodh".
"Po flasim për një paraqitje vërtet të mirë, por në fund morëm një leksion të madh. Ishte fitore e rëndësishme për ne, jemi duke prirë në grup, gjithçka është në duart tona. Kemi shansin që të avancojmë tutje nëse fitojmë ndeshjen e radhës".
"Mësimi duhet të jetë që askush të mos pranoj gol. Nëse je duke fituar 3:1 kundër 10 lojtarëve në fushë, gjithçka duhet të qëndrojë njëjtë, por futbolli është i vështirë. Tani jemi duke folur me buzëqeshje pasi fituam, por imagjinoni nëse do të kishte përfunduar barazim, do të ishte e tmerrshme", deklaroi ai.
Me renditjen momentale në grupin D, Tottenham është tani lider në tabelë me shtatë pikë, një më shumë se Marseille dhe Sporting CP, derisa Franfurt qëndron në fund me katër sosh.