Ansu Fati refuzon Tottenhamin dhe pranon ofertën e Brightonit
Sulmuesi i Barcelonës Ansu Fati ka refuzuar ofertën e Tottenhamit dhe do t’i bashkohet Brightonit në formë huazimi.
20-vjeçari ka vuajtur për minuta edicionin e kaluar, duke zhvilluar vetëm 12 ndeshje në La Liga.
Pas disa ndeshjeve këtë sezon, Fati e kuptoi se vazhdon të mos jetë pjesë e projektit bazë të Xavi Hernandez andaj kërkoi largimin nga Barcelona.
Spanjolli u prit që t’i bashkohej Tottenhamit por në orët e fundit gjithçka ka ndryshuar dhe lojtari ka vendosur t’i refuzojë londinezët për Brightonin.
Trajneri i Brightonit Roberto de Zerbi kishte rol kyç duke e bindur Fatin se ishte destinacioni i duhur dhe do të jetë i rëndësishëm.
Brighton është duke zhvilluar paraqitje fantastike dhe kjo e ka bindur Fatin se është vendi ideal për ta vazhduar zhvillimin.
Sidoqoftë, marrëveshja do të jetë vetëm në formë huazimi me Brightonin që do t’ia paguajë pjesën më të madhe të pagës.
Fati tashmë është duke udhëtuar për në Angli, ku do të kompletojë testet mjekësore dhe pastaj të hedh nënshkrimin në kontratë.
