Mundo Deportivo: Ansu Fati e zgjedh Tottenhamin
Sulmuesi i Barcelonës Ansu Fati duket se ka vendosur t’i bashkohet Tottenhamit, raporton “Mundo Deportivo”.
Pavarësisht disa ofertave, spanjolli ka preferuar klubin londinez – ku peng ka mbetur vetëm që dy klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët.
Me dy ditë të mbetura në afatin veror, agjenti Jorge Mendes është duke shpejtuar kontaktet dhe po synon ta kompletojë sa më parë marrëveshjen.
Babai i lojtarit Bori Fati, ka preferuar që lojtari të qëndronte në Spanjë dhe t’i bashkohej Sevillas mirëpo dëshira e spanjollit për të luajtur në Premeirligë ka ndikuar të zgjedhë Tottenhamin.
Fati tashmë i ka dhënë “lejen” Spurs që të kompletojnë marrëveshjen me Barcelonën, skuadër kjo që ka lidhje të mirë me klubin blaugranas ku edicionin e kaluar huazuan Clement Lenglet.
Contacts between Tottenham and Barça for Ansu Fati continue. Spurs working on Brennan Johnson deal — waiting for the final decision. ⚪️ #THFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 30, 2023
Ansu Fati, loan move. Brennan Johnson has to be permanent. Tottenham have to decide in 24h. https://t.co/htiAhY2BdL
Numri 10 i Barcelonës s’ishte aspak i lumtur me mënyrën si po e trajtonte Xavi Hernandez, që sezonin e kaluar preferoi sulmin e ndërtuar nga Raphinha, Dembele dhe Lewandowski.
Edhe këtë edicion, Fati ka qenë dy herë në bankën rezervë gjë që e ka shtyrë të vendosë të largohet për një tjetër kampionat.
Sidoqoftë, Barcelona nuk dëshiron ta humbë përgjithmonë Xavin andaj marrëveshja do të jetë vetëm huazim pa ndonjë opsion blerje.