Ankohet trajneri i Chelseas: S’është normale të udhëtojmë tetë orë pastaj të luajmë të dielën
Trajneri i Chelseas Enzo Maresca thotë se nuk është normale për një lojtar të udhëtojë tetë orë për në Kazakistan, e pastaj të luajë të dielën ndaj Brentfordit.
“Blutë” rikthehen në “aksion” të enjten në kuadër të Ligës së Konferencës ndaj Astanas, ku iu është dashur të bëjnë një udhëtim të gjatë.
Maresca megjithatë ka kritikuar orarin e ngjeshur sidomos këtë udhëtim të stërzgjatur.
“Tetë orë nuk është normale për një ndeshje, por duhet të shkojmë atje, të luajmë dhe të bëjmë më të mirën duke menduar edhe për lojën e ardhshme”.
“Ata që nuk janë të përfshirë nesër, së pari duhet të stërviten dhe të stërviten mirë. Kurrë nuk e di nëse do të duhet një lojtar i cili mund të luajë të dielën”.
“Do të zbresim në ora 6 të premten dhe nuk është normale për ta. Nuk është në rregull nëse zbresim në ora 6 të premten, e pastaj të luajmë të dielën”.
Ndërkohë, mbrojtësi Axel Disasi deklaroi se nuk i intereson për kushtet e këqija, ngase pritet që temperatura të jetë -11.
“Duhet të vendosim dy parë dorëza dhe të garojmë në këso kushte”.
“Të gjithë i dimë kushtet e këtyre ndeshjeve, është tetë orë udhëtim dhe -11 temperatura, prandaj do të jemi gati për të luftuar dhe ta ruajmë vendin”.