Anglia triumfon me rikthim dhe siguron kualifikimin në Kampionatin Evropian “Euro 2024”
Kombëtarja e Anglisë ka siguruar kualifikimin në Kampionat Evropian pas fitores bindëse ndaj Italisë.
“Tre Luanët” ishin më të mirë se italianët duke i mposhtur me rezultat komod 3:1.
“Azzurët” e nisën shumë më mirë, duke kaluar në epërsi pas vetëm 15 minutave lojë me Gianluca Scamacca që realizoi nga afërsia pas një asistimi të Di Lorenzos (15’).
Sidoqoftë, Italia u këndell shpejtë pasi Jude Bellingham u faullua brenda zonës, kurse i pagabueshëm nga 11-metërshi ishte Harry Kane (32’).
Anglia e nisi shumë më mirë pjesën e dytë, ku e përmbysi epërsinë pas një kundëraksioni ku Jude Bellingham dribloi për mrekulli në mesfushë duke asistuar për Marcus Rashford, që realizoi një gol fantastik (57’).
Fitoren e anglezëve e vulosi vetë sulmuesi Kane duke u gjendur në vendin e duhur (77’).
Anglia tani siguron kualifikimin tute duke pasur 16 pikë në grupin C derisa Italia rrezikon pjesëmarrjen pasi bie në vendin e tretë me 10 pikë, tre më pak se Ukraina.