Ancelotti e lë në stol Modricin, formacionet zyrtare të “El Clasicos”
Real Madridi është nikoqir i Barcelonës në përballjen më të fortë në planet, e njohur si “El Clasico”.
Dy skuadrat e mëdha spanjolle duan vetëm pikët e plota në “Santiago Bernabeu”, meqenëse po garojnë për titullin kampion.
Pavarësisht mungesave, si Reali ashtu edhe Barcelona po kalojnë një formë të jashtëzakonshme, andaj spektakli është i garantuar.
Trajneri Carlo Ancelotti ka vendosur të luajë me katër mesfushorë në këtë përballje, ku Jude Bellingham do të luajë si numër 10, derisa Luka Modric ndodhet në stol.
Formacioni i Realit: Lunin; Vazquez, Militao, Rudiger, Mendy; Camavinga, Tchouameni; Bellingham; Mbappe, Vinicius.
📋✅ Our starting XI!
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) October 26, 2024
🆚 @FCBarcelona #ElClásico pic.twitter.com/tes04v9Hqt
Në anën tjetër, Barcelona që po shkëlqen nën urdhrat e Hansi Flick gjithashtu ka hyrë me shumë talentë, duke lënë në stol edhe emra të mëdhenj si Frenkie de Jong, Gavi e Dani Olmo.
Formacioni i Barcelonës: Pena; Kounde, Cebarsi, Martinez, Balde; Casado, Fermin; Yamal, Pedri, Raphinha; Lewandowski.
🚨 BARÇA XI 🚨#ElClásico pic.twitter.com/EEwVXcS5x4
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 26, 2024
Përballja e zjarrtë do të nis me fillim nga ora 21:00.