Alisson tregon se e shikoi funeralin e babait "online", në mënyrë që t'i ndihmojë Liverpoolit
Portieri Alisson Becker ka treguar se mori vendimin që ta shikoi "online" funeralin e babait të tij, në mënyrë që të mos humbte ndeshjet e Liverpoolit gjatë kohës së pandemisë të COVID-19, pavarësisht që kishte oferta nga bashkëlojtarët që të udhëtonte në shtëpi.
Jos Agostinho Becker ndërroi jetë në shkurtin e vitit të kaluar duke u mbytur tragjikisht në një liqen në fermën e familjes pranë qytetit të Lavras do Sul.
Alisson që bisedoi çdo ditë me babain e tij, u detyrua të bënte vendimin e rëndë që të qëndrojë në Britani.
Portieri i "Reds", për "UOL Esporte" tha se nuk kishte asnjë ditë që nuk bisedonte me prindin.
"Më kujtohet se kur ndërroi jetë ishte pandemia e rëndë dhe unë nuk isha në gjendje të shkoja në funeralin e tij".
"Mora pjesë online, ishte vendimi im. Liverpool më ofroi gjithçka që të udhëtojë atje, bashkëlojtarët më ofruan shansin që të udhëtoja direkt në Porto Alegre".
"Ata do ta bënin për mua nëse do ta doja, por nuk mund të shkoja në ato momente".
Alisson gjithashtu tha se shtatzënia e gruas gjithashtu kontribuojë në vendimin që të qëndronte në Britani, pasi nuk dëshironte të rrezikonte të prekej nga COVID-19.
30-vjeçari deklaroi se dijeni se do të humbte ndeshjet e rëndësishme të Liverpoolit në Premierligë gjithashtu u morën në konsideratë.
"Gruaja ime ishte shtatzënë, ishte rrezik dhe nuk mund ta vendosja në rrezik. Nuk mund ta lija vetëm, ajo vuajti po aq sa shumë".
"Liverpool ishte duke kaluar një periudhë të vështirë, duke luftuar për një vend në Ligën e Kampionëve dhe nëse do të shkoja në Brazil, duhej të qëndroja për një kohë të izoluar dhe nuk e di nëse do të kisha kohë që të rikthehesha për ta përfunduar sezonin. Bashkëlojtarët kishin nevojë për mua".
Alisson humbi vetëm një ndeshje pas kësaj tragjedie, duke u rikthyer pastaj duke iu ndihmuar që të sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Braziliani zhvilloi një rol kyç në fundin e sezonit, duke shënuar në fitoren 2:1 ndaj West Brom. Ky gol pastaj vendosi fatin në duart e Jurgen Klopp që përfunduan si pozitë e tretë, pesë pikë para Leicesterit.
Në fund, Alisson e pranoi se lindja e djalit i ndihmoi të kalonte kohën e vështirë pas vdekjes së babait, gjithashtu edhe mbështetja që mori nga bota e futbollit.
30-vjeçari momentalisht është në Katar me Kombëtaren e Brazilit, derisa pritet të nis nga minuta e parë në ndeshjen hapëse kundër Serbisë.