Alexander-Arnold ndryshon mendje, preferon rinovimin para kalimit te Reali - NACIONALE

Alexander-Arnold ndryshon mendje, preferon rinovimin para kalimit te Reali

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Trent Alexander-Arnold po i jep përparësi tani qëndrimit te Liverpooli para kalimit të mundshëm te Real Madridi.

25-vjeçari ka fituar shtatë trofe me Liverpoolin, përfshirë Premierligën dhe Ligën e Kampionëve që kur bëri debutimin në vitin 2016.

Me një vit të mbetur në kontratë, Real Madridi është duke ëndërruar ta transferojë si agjent të lirë, ndërsa edhe bashkëkombësi Jude Bellingham po tenton ta bind për kalimin në Spanjë.

Sidoqoftë, “The Sun” raporton se Alexander-Arnold ka biseduar me Arne Slot për sezonin e ri dhe është i gatshëm të jep më të mirën, derisa ka dhënë sinjale edhe për rinovimin.

Raporti shton se Liverpooli është gati të “godasë” me një kontratë të vlefshme vetëm që ta mbajë anglezin larg Real Madridit.

Ndërkohë, Real Madridi nuk do të bëjë ndonjë lëvizje në këtë afat të verës, por mbetet në negociata për ta sjellë sezonin tjetër si agjent të lirë.

“Los Blancos” preferojnë ta marrin falas, njësoi siç janë duke vepruar edhe me afrimin e yllit të Bayern Munichut Alphonso Davies.

Lajme të ngjashme