Al-Hilal nuk ndalet vetëm te Messi, kërkojnë edhe ish-bashkëlojtarët e tij
Skuadra nga Arabia Saudite, Al-Hilal, në tentim për ta bindur Lionel Messin për t’iu bashkuar në afatin kalimtar verorë, kanë vendosur të ofertojnë edhe për ish-bashkëlojtarët e argjentinasit te Barcelona, Sergio Busquets e Jordi Alba.
Ekipi i Arabisë Saudite është në gjendje që t’i ofrojë Messit një shumë prej 400 milionë eurove pasi ai me shumë gjasë nuk do të vazhdojë kontratën me ekipin francez dhe do të jetë lojtarë i lirë në fund të sezonit, për të nisur një aventure të re.
.png?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
Sipas El Chiringuito, shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Messi, është i gatshëm të pranojë ofertën e Al-Hilal. Gjithashtu pretendohet se mesfushori dhe fituesi i Kupës së Botës, Busquets, do pranojë kontratë dy vjeçare në Lindjen e Mesme, kur të arrijë përfundimin e marrëveshjes së tij me Barçën, ndërsa Alba në anën tjetër pritet të largohet pas 12 muajve të marrëveshjes së tij në Camp Nou.

Transferimet për Al-Hilal nuk kanë të ndalur. Sipas France Television ekipi nga Liga Pro Saudite do të bashkojë Messin me bashkëlojtarin e tij, Marco Verrattin me një ofertë goxha marramendëse për përfaqësuesin italian.

Mes spekulimeve thuhet se Messi mund të kthehet në Barcelonë, por shkaku i problemeve financiare të katalunasëve, kjo mund të jetë e vështirë. Megjithatë, skuadra nga MLS, Inter Miami e cili është në pronësi të legjendës së Manchester United dhe kombëtares angleze, David Beckham gjithashtu kanë shfaqur interes në kampionin e botës, Lionel Messi./Orselina Lazraj

