"Ajo vazhdon të jetë me ne çdo ditë", Enrique nderon vajzën e tij nëntëvjeçare që ndërroi jetë nga kanceri - NACIONALE

"Ajo vazhdon të jetë me ne çdo ditë", Enrique nderon vajzën e tij nëntëvjeçare që ndërroi jetë nga kanceri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique ka thënë se është një ditë e veçantë pasi skuadra e tij barazoi 1:1 me Gjermaninë në Kupën e Botës të dielën.

Por, kjo nuk kishte asgjë të bëjë me futbollin. Enrique tregoi se të dielën do të ishte ditëlindja e 13-të e vajzës së tij, Xana Martinez, që ndërroi jetë tre vite më parë nga kanceri.

"Ishte një ditë e veçantë për mua dhe familjen time. Sigurisht, ne nuk kemi vajzën tonë fizikisht me ne më, por vazhdon të jetë prezentë çdo ditë".

"E kujtojmë shumë atë, qeshim dhe mendoj si do të reagonte në secilën situatë që na ndodh".

Enrique më herët kishte postuar një video në rrjetin social "Instagram", ku thoshte se nuk do të luante vetëm ndaj Gjermanisë, por Xanita do të mbushte 13 vjet. Ai u uroj asaj një ditë të mirë "ku do që është tani".

"Kjo është si jeta shkon. Nuk është vetëm nga gjërat e bukura dhe të gjejmë lumturinë, është gjithashtu ta shohim si t'i menaxhojmë këto momente".

52-vjeçari Luis Enrique, një ish-lojtar dhe trajner i Barcelonës, po merr pjesë në Botërorin e tij të parë si trajner i Spanjës. Ai u largua nga kombëtarja pasi mori vesh për kancerin e vajzës së tij, duke u rikthyer pak më vonë.

Spanja do të kalojë në raundin e 16-të në Kupën e Botës në Katar nëse shmang humbjen kundër Japonisë në ndeshjen e saj të fundit të fazës së grupeve të enjten.

“La Roja” e nisi për mrekulli duke ‘demoluar’ Kosta Rikën, por pastaj barazuan me Gjermaninë.

Lajme të ngjashme