Ahmeti: Shkaku i FFK-së lojtarët po e braktisin edhe Kombëtaren - NACIONALE

Ahmeti: Shkaku i FFK-së lojtarët po e braktisin edhe Kombëtaren

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-zëvendës sekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke thënë se shkaku i Federatës së Futbollit lojtarët me perspektivë po ikin nga Kombëtarja. Ai ka listuar edhe shumë gjëra të tjera, si konflikt interesi brenda institucionit më të lartë të futbollit e gjithashtu ka rikujtuar se Presidenti, Agim Ademi, po qëndron në pozitën më të lartë përkundër se ndaj tij është ngritur aktakuzë.

Në fakt, Ahmeti ka qenë një nga më të zëshmit ndaj udhëheqësve të FFK-së ndër vite, për të cilët thotë se në vend se të ishin ‘servis’ për klube, ata po i ngufasin ato drejt falimentimit.

Arianit Ahemti gjithashtu ishte një nga kandidatët e vetëshpallur në zgjedhjet për mandatin e ri të presidentit, por ai më pas u tërhoq, për t'i lënë hapësirë për të garuar, Gramoz Vokrrit.

Postimi i plotë i Arianit Ahmetit në rrjetin social ‘Facebook’

FFK nuk i plotësoi kriteret për licencim, por duket se nuk po i plotëson as kushtet e lojtarëve që po e braktisin Kombëtaren!

Pse nuk u licencua FFK?! Pse Agon Sadiku braktisë Kosovën për Finlandën?!

Federata e Futbollit të Kosovës e humbi dhjetorin e 2022, tani edhe janarin e 2023, e kush e di edhe sa muaj të tjerë, për shkakun se nuk po licencohet nga MKRS. Për shkak të problemeve organizative që i mungojnë dhe problemeve me ligjin, si dhe pozitat qe mbajnë krerët e FFK-së.

Dihet se Kryetari i FFK-së ka edhe aktakuzë të konfirmuar duke shkuar në gjykatë për korrupsion, hera e fundit me 7 Nëntor 2022.

Sekretari i FFK-së është ushtrues detyre në federatë, por që ushtron edhe detyrën e avokatit me kompaninë e tij “Hodaj&Partners”. Se a ka konflikt interesi pozita e tij si U.D Sekretarit Gjeneral i FFK dhe avokat për ta mbrojtur Agim Ademin në Gjykatë duhet ta vlerësojnë organet e drejtësisë.

Por tani më është fakt që për shkak të këtyre dy emrave Agim Ademi dhe Taulant Hodaj (rekomandimet e MKRS), FFK nuk është licencuar, madje për vitin 2022 Federata e Futbollit të Kosovës ka humbur rreth gjysmë milioni € (euro) nga mos marrja e vërtetimeve për sponsorizim shkak mos licencimi.

Për të mbajtur pozitën në kundërshtim me çdo ligj/rregullore/statut dhe kod të etikes Agim Ademi klubeve si duket ju ka humbur mjetet që llogaritet të jenë miliona euro nga sponsorizimi, në mungesë të marrjes së vërtetimit nga MKRS dhe do humbasin edhe miliona tjerë si duket, nëse nuk ka reflektim të vet klubeve.

FFK në vend se të ishte servis për klubet është bërë pengesë e cila po i ngulfat vet ato duke i çuar në prag falimentimit.

Problemi tani më është kredibilitetin e institucionit të futbollit tonë, futbollistët po e braktisin Kombëtaren e Kosovës jo me vetëm për Shqipërinë, Zvicrën, Gjermaninë apo Suedinë, por edhe Finlanda po ia merr lojtarët Kosovës. Lexo deklaratën e Agon Sadikut përse ka ndryshuar fanellën e Kosovës dhe i është bashkuar Finlandës.

Është mirë ta dinë Komuniteti i Futbollit të Kosovës se çfarë “borxhi” i paskan Agim Ademit, i cili e ka kthyer Institucionin më të lartë të futbollit në vend si mburojë të tij, duke u fshehur pas FFK-së për të kaluarën e tij me vepra kriminale.

Lajme të ngjashme