Agjenti: Tudor nuk do të pranonte kurrë qëndrimin për vetëm shtatë muaj te Napoli
Anthony Seric, agjenti i Igor Tudor më në fund ka thyer heshtjen duke treguar arsyet se pse Napoli nuk arriti marrëveshje me klientin e tij.
Tekniku kroat ishte prioriteti i Aurelio de Luarentiis për ta zëvendësuar Rudi Gacian, që u shkarkua pas vetëm katër muajve në krye.
De Laurentiis u takua me Tudorin në Romë me të gjitha indikacionet që sugjeronin se do të ishte trajneri i ri, por në fund “Napolitanët” zgjodhen Ëalter Mazzari, që nënshkroi kontratë për shtatë muaj.
Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, agjenti ka shpjeguar se Tudor nuk do ta kishte pranuar kurrë kontratën për vetëm shtatë muaj.
“Klubi ka një pozitë shumë të qartë, duan trajner që përshtatet me sistemin 4-3-3 dhe të fokusohet si të avancojë skuadra. Sidoqoftë, nëse emri i tij është Tudor atëherë janë në dijeni të lojës dinamike që e ofron në krahë”.
“Igor dëshiron një kontekst në të cilin ai mund të përfundojë një cikël, ku ka një projekt në të cilin ai mund të përfshihet në një afat më të gjatë. Ai kurrë nuk do të kishte pranuar shtatë muaj”.
“Napoli e shpjegoi se çfarë na duhet dhe ne vepruam njëjtë. Pasi të sqaroheshin, ata do të na njoftonin nëse do të zgjidhnim Tudorin për të paktën 18 muaj. Nuk kemi marrë kurrë një po për të përfunduar vetëm këtë sezon”.
“Nuk kishim arritur as kaq larg. Në thelb, duhej të kishte një kohëzgjatje që nënkuptonte mundësinë e hapjes së një cikli. Tudor ka parime, paratë vijnë më vonë”.
Së fundi, Seric u pyet nëse kjo situatë do të ishte një mundësi e humbur për Tudor.
“Nëse një klub i këtij kalibri e thërret atë, është e mrekullueshme, por varet se çfarë duhet dhe në çfarë mënyre. Mendoj se më të mirët dëgjojnë me interes një ofertë nga De Laurentiis”.
“Igor është fenomenal, është sigurisht ndër më të mirët në Itali. Por asnjë zhgënjim. Ato ishin vetëm dy ide, shumë të ndryshme për të qenë të pajtueshme”.