Agjenti i Moratas për klientin e tij: Do të qëndrojë te Atletico Madrid - NACIONALE

Agjenti i Moratas për klientin e tij: Do të qëndrojë te Atletico Madrid

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjenti i Alvaro Moratas, Juanma Lopez, në një prononcim dhënë për "Chiringuito", u deklarua rreth të ardhmes së klientit të tij.

Morata ka qenë prej lojtarëve më të përfolur në këtë afat kalimtar. Fakti që Juventus nuk arriti deri më tani që ta ushtrojë të drejtën e blerjes së kartonit të tij, pasi sulmuesi spanjoll ishte i huazuar gjatë sezonit të kaluar te skuadra italiane - bëri që të ngritej një amolli e madhe rreth të ardhmes së tij.

Por, mëdyshje të mëdha nuk është se ka edhe agjenti i tij, Lopez. Për të, 29-vjeçari do të vijojë të mbetet si lojtar i Atletico Madridit, klub i cili e zotëron kartonin e tij.

Morata vazhdon të ketë edhe dy vite tjera kontratë me Atletico Madridin. Si rrjedhojë, duke pasë parasysh edhe faktin që ka gëzuar një formë të mirë gjatë fazës parapërgatitore me skuadrën madrilene - nuk është larg mendsh njëmend të mendohet se ai do të qëndrojë të jetë lojtar i organikës së drejtuar nga Simeone.

"Morata do të qëndrojë te Juventus"

Morata në të kaluarën ka shfaqur hamendësime të mëdha që ta vazhdojë karrierën te Atletico Madrid. Ai është i mishëruar me Juventusin dhe ambientin italian.

"Për momentin them se do të qëndrojë te Atletico Madrid. Jemi në gusht. Po, do të qëndrojë, sepse ka një kontratë të vlefshme me Atletico Madridin"
, ka thënë ai.

Për hir të vërtetës edhe Allegri gëzon një respekt të madh për Moratan, për shkak të karakteristikave të tij sulmuese dhe vetë mënyrës sesi e interpreton futbollin, e që shkon përshtati me kërkesat e Allegrit.

Gjithnjë Juventus vazhdon të jetë në gjueti për gjetjen e një profili të duhur, i cili do të mund të ishte një alternativë solide e Vlahovic. Por, kërkesat e Atletico Madridit janë të larta nga pikëvështrimi i drejtuesve të klubit torinez.

Për këtë arsye, siç potencoi edhe agjenti i sulmuesit 29-vjeçar, deri më tani e ardhmja e Moratas mbetet e etabluar te Atletico Madridi, me klubin që ka parë elemente të mira nga paraqitjet që ai ka dhënë për skuadrën në miqësoret e luajtura gjatë fazës parapërgatitore.
Për më tepër, gjatë fundjavës ai shënoi edhe dy gola, duke luajtur titull, me ç'rast ndihmoi skuadrën që ta sigurojë një fitore mjaft të rëndësishme në udhëtim kundër Getafes, e që përfundoi me shifrat 0:3.

Lajme të ngjashme