Morata konfirmon qëndrimin në Atletico Madrid - NACIONALE

Morata konfirmon qëndrimin në Atletico Madrid

4 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, e ka konfirmuar se do të qëndrojë në Atletico Madrid, pasi që huazimi i tij në Juventus ka përfunduar më 30 qershor.

Morata kaloi dy sezonet e fundit te skuadra torineze, pasi u kthye në Juventus për një aventurë të dytë në vitin 2020.

29-vjeçari shënoi 20 gola në Serie A gjatë kësaj kohe, por zonja e vjetër vendosi që mos ta blej përfundimisht, dhe tani ai e gjen vetën në Wanda Metropolitano.

Morata ka qenë i lidhur fort me një shitje të përhershme në javët që kaluan, ku u raportua për një interesim serioz të Arsenalit, por spanjolli ka edhe dy vite kontratë në Madrid.

Ish-sulmuesi i Chelseas nuk e ka në plan që të largohet dhe është i emocionuar dhe motivuar si kurrë më parë që të vazhdojë me Atletico Madridin.

“Jam i motivuar dhe i emocionuar. Mezi po pres që të fillojë ushtrimet. Jam i sigurt se do të jetë një vit i madh për mua. Jam me fat që do të punojë me Simeonen dhe të gjithë bashkëlojtarët, pasi ata të bëjnë punën më të lehtë. Mezi po pres të fillojmë përgatitjet së bashku.”

Atletico Madrid dështoi ta mbrojë titullin në Laliga sezonin që kaloi, duke rrëshqitur në pozitën e tretë, 15 pikë mbrapa kampionit, Real Madrid.

Trajneri i skuadrës spanjolle, Diego Simeone, mendon se ka skuadrën e duhur për ta fituar çdo trofe të mundshëm.

“Kam një skuadër të kompletuar dhe mund të synojmë çdo trofe të mundshëm. Duhet të punojmë shumë në përgatitjet parasezonale, që të jemi në gjendjen më të mirë fizike për të luftuar për gjithçka.”

Lajme të ngjashme