Shkëlqen Alvaro Morata, Atletico Madrid triumfon ndaj Getafes - NACIONALE

Shkëlqen Alvaro Morata, Atletico Madrid triumfon ndaj Getafes

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Atletico Madrid ka shënuar fitore bindëse në xhiron e parë të La Liga-s, në udhëtim te Getafe.

"Los Rijoblancos" triumfuan me rezultat bindës 0:3, ndeshje ku shkëlqeu sulmuesi Alvaro Morata që dy edicionet e fundit i kishte kaluar huazim te Juventus.

Pas vetëm 15 minutave lojë, Joao Felix dhuroi një pasim të shkëlqyer për Moratan, i cili me një goditje fantastike kaloi Atleticon në epërsi.

Me këtë gol të pësuar, Getafe nisi të kërkojë golin e barazimit dhe kishte një rast të artë përmes Borja Mayoral, por gjuajtja e tij nga gjashtë metra distancë përfundoi jashtë rrjetës (41').

Kështu, pjesa e parë përfundoi me rezultat 0:1 në të mirë të Atelticos. Mysafirët u treguan më të mirë edhe gjatë pjesës së dytë duke shënuar edhe dy herë tjera për t'i arkëtuar pikët e plota.

Felix sërish asistoi për Moratan i cili arriti t'i dyfishojë rezultatin me një gol nga afërsia (59').

Mayoral kishte një tjetër mundësi të mirë, por sërish ishte i pafat duke e goditur traversën.

Fitoren e Atletico Mdaridit e vulosi sulmuesi Antoine Griezmann i cili shënoi nga distanca pas një tjetër asistimi të Felix, që gjithashtu kompletoi het-trikun për asiste.

Tutje, klubi madrilen kishte edhe disa raste të tjera shënimi por që nuk i konkretizoi andaj epilogu përfundimtar doli të jetë 0:3.

Kështu, skuadra e Diego Simeone e nis këtë edicion në kampionatin spanjoll siç duhet duke marrë menjëherë ‘timonin’ e tabelës me tre pikë të mbledhura aq sa kanë edhe disa kundërshtarë, derisa Getafe renditët në pozitën e parafundit pa pikë.

Në xhiron e radhës, Atletico Madridin do ta pres një sfidë jo e lehtë në shtëpi kundër Villarrealit, kurse Getafe do të udhëtojë për përballjen ndaj Gironas.

Lajme të ngjashme