Agim Ademi ia kalon edhe liderit suprem të Turkmenistanit dhe Koresë së Veriut, është i dashuruar në vetvete
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi vazhdon ta tregojë dashurinë e madhe që ka për veten me promovimin që po i bën vetës në webfaqen e FFK-së.
Në rast që hyni në webfaqen e FFK-së, e tëra që mund të shihni janë postimet e shumta për “presidentin Ademi” dhe takimet e tij të shumta.
"Presidenti Ademi takoi presidentin e ri të Federatës së Futbollit të Turqisë".

"Ademi takohet me kryesuesin e sportit dhe kulturës në Ingolstadt".

"Presidenti Ademi bëri hapjen e turneut "Shpresa për Jetimët" në Ingolstadt”, këto janë vetëm tre nga katër lajmet kryesore që gjinden në webfaqen kryesore të FFK-së.

Por, ky promovim i vetës që bënë Ademi nuk ndalet më kaq pasi gjendet edhe në ballina tjera, ose kur nuk figuron emri i tij në titull, shihet në foton kryesore.
Për më shumë mund të shikoni këto foto:


Kjo nuk është hera e parë që Ademi ka shprehur dashurinë për vetën e tij, pasi edhe gjatë zgjedhjeve për kryetar të FFK-së, ballina e kësaj webfaqe ishte kthyer në personale të kryetarit në fjalë.
Mund të thuhet se një gjë e tillë ndodh vetëm në Federatën e Futbollit të Kosovës, pasi nëse shohim fqinjët – pra Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), kryetari i tyre Armand Duka shihet vetëm në tre foto, ku prioritet i kanë dhënë arritjeve të përfaqësueses së Shqipërisë, ose shkrimet nga UEFA.