Afrim Tovërlani rrezikon pezullim deri në 6 muaj për racizëm, sipas rregullores së FFK-së - NACIONALE

Afrim Tovërlani rrezikon pezullim deri në 6 muaj për racizëm, sipas rregullores së FFK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani gjatë ditës së mërkurë tregoi gjuhë të rëndë raciste ndaj futbollistit të Gjermanisë, Antonio Rudiger.

Derisa ishte duke folur në “Dueli Sportiv”, Tovërlani tregoi se e ka irrituar Antonio Rudiger, duke iu drejtuar pastaj me “ngjyrë qymyri”.

"Ishte katastrofë, edhe me të tregu drejtë qaq shumë më ka irritu ai Rudigeri me ngjyrë qymyri derisa ishin në avantazh me rezultat 1:0".

Prandaj, një gjuhë e tillë nuk duhet lejuar aspak në botën e futbollit dhe kjo dënohet edhe në Superligën e Kosovës, se paku kështu e sheh rregullorja e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Çfarë thotë rregullorja e FFK-së lidhur me thirrjet raciste?

Neni 62 vlen për racizmin dhe format e tjera të diskriminimit, ku kjo gjuhë dënohet ashpër.

Sipas këtij neni: "Punëtori futbollit me të holla dhe me ndalesë funksioni prej 3-6 muaj", pra që nënkupton se 'Toki' duhet të suspendohet deri në gjashtë muaj dhe të gjobitet.

Kjo gjithashtu konfirmohet edhe me nenin 63, i cili thotë:

"Punëtori futbollit dhe zyrtarët e tjerë dënim me të holla dhe ndalesën e funksionit deri në gjashtë muaj).

Por, edhe nëse nuk ka ndonjë reagim nga FFK lidhur me këtë situatë, nuk është se do të ishte ndonjë befasi e madhe.

Ky është rasti i dytë i racizmit brenda dy muajve të fundit, me kapitenin e Drenicës, Shkëlzen Lushtaku, i cili i ishte vërsulur futbollistit të Gjilanit Elton Cale me fjalët “ta q*fsha maxhupin e nanës”.

Lushtaku duhej të ishte dënuar se paku me katër ndeshje suspendim dhe një shumë në të holla, por FFK-ja kishte vendosur ta falë.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse FFK-ja do të bëjë ndonjë reagim lidhur me këtë situatë, pasi deri në publikimin e këtij shkrimi nuk kanë bërë asnjë reagim.

Lajme të ngjashme