Tuchel: Ndaj Realit do të jetë komplet ndryshe se me Arsenalin - NACIONALE

Tuchel: Ndaj Realit do të jetë komplet ndryshe se me Arsenalin

1 javë më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Bayern Munichut Thomas Tuchel pret një përballje komplet ndryshe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Bayerni eliminoi me mund Arsenalin me rezultat të përgjithshëm 3:2, pas një fitore minimale 1:0 në “Allianz Arena”.

Pas kualifikimit, Tuchel deklaroi se pret një sfidë komplet ndryshe në gjysmëfinale ndaj Real Madridit.

“Luajtëm mirë dhe do të jemi gati për gjysmëfinalen ndaj klubit më të madh në botë. Ndaj Real Madridit do të jetë komplet ndryshe se ndaj Arsenalit”.

“Shpresoj që të na kthehen lojtarët që të kemi disa alternativa. Por për sa i përket përpjekjeve ekipore, ky është pikë referimi”, nënvizoi ai.

Përndryshe, Tuchel ka një statistikë të jashtëzakonshme si trajner ndaj Realit meqenëse ka menaxhuar tetë herë të përballet me ta në Ligën e Kampionëve dhe humbur vetëm një herë.

Kujtojmë, ai drejtoi Chelsean në Ligën e Kampionëve, ku në atë gjysmëfinale e kishte eliminuar Real Madridin.

Lajme të ngjashme