Juventus nis punën për transferimin e Zhegrovës, vlerësohet si “art i driblimeve” - NACIONALE

Juventus nis punën për transferimin e Zhegrovës, vlerësohet si “art i driblimeve”

1 javë më parë

nga NACIONALE

Juventus ka nisur punën për të nënshkruar me sulmuesin Edon Zhegrova nga Lille në afatin e verës.

“Zonja e Vjetër” rikthehet në Ligën e Kampionëve në verë prandaj do të investojë në afatin kalimtar, e një ndër nënshkrimet e mundshme është ylli kosovar.

Sipas gazetës më të madhe italiane “Gazzetta dello Sport”, Zhegrova shihet si “art i driblimeve” nga drejtori i skuadrës Guintoli, i cili tashmë ka nisur punën për ta afruar.

Juventus është i gatshëm që të nisë negociatat edhe me Lillen, skuadër që do të kërkojë rreth 15 milionë euro për kartonin e kosovarit.

Megjithatë, problemi i vetëm është se Juventusi është duke shikuar edhe disa anësorë tjerë, si Nicolas Pepe, Mason Greenwood dhe Erik Lamela.

Zhegrova ka mahnitur të gjithë këtë edicion te Lille, duke kontribuar me pesë gola dhe pesë asistime e qenë ndër më meritorët për suksesin që ka pasur skuadra në Ligue 1.

Përndryshe, Lille ka mbërritur edhe në çerekfinale të Ligës së Konferencës – ku përballet me Aston Villan mirëpo fatkeqësisht Zhegrova mungon të enjten shkaku i lëndimit.

Objektivi kryesor i Lilles mbetet kualifikimi në Ligën e Kampionëve dhe nëse arrihet një gjë e tillë, atëherë klubi francez mund të jetë i detyruar për ta shitur në verë.

Zhegrova kërkohet edhe në Bundesliga, nga klubet si RB Leipzig e Borussia Dortmund si dhe Sociedadi i La Liga-s.

Lajme të ngjashme