Henry fajëson dy yjet e Arsenalit për eliminimin nga Liga e Kampionëve - NACIONALE

Henry fajëson dy yjet e Arsenalit për eliminimin nga Liga e Kampionëve

2 javë më parë

nga NACIONALE

Legjenda Thierry Henry thotë se paraqitja e Arsenalit ndaj Bayern Munichut s’ishte mirë mjaftueshëm dhe fajësoi Martinellin dhe Tomiyasun për eliminimin nga Liga e Kampionëve.

Bayern Munich triumfoi me rezultat minimal 1:0 në “Allianz Arena” për ta eliminuar Arsenalin me rezultat të përgjithshëm 3:2.

I pyetur për paraqitjen e Arsenalit, Henry për “CBS Sports” deklaroi se nuk ishte në nivelin më të lartë.

Mendoj se dy golat që pranuam në shtëpi ishin të lehtë. E dimë se nëse bën aso gabime në Ligën e Kampionëve atëherë duhet ta paguash çmimin”.

Nuk ishin të mirë mjaftueshëm, por nuk kishte shumë në lojë. Të dy skuadrat nuk donin të humbin prandaj nuk rrezikuan aq shumë”.

Kishte momente të vendimeve të këqija, jo vetëm nga Martinelli por edhe nga Tomiyasu sepse nuk e mbrojti qendrën gjatë harkimit ose ta mbyllte vijën”.

“Shpesh më pyetni nëse Arsenali mund ta fitojë Ligën e Kampionëve? Them po sepse shpresoj dhe dëshiroj”.

Por t’ia heqim kapelën Arsenalit, kur luajmë tre ndeshje për jave – ne vuajmë. Nuk mendoj se jemi në atë nivel që të luajmë tre ndeshje për javë dhe kjo mund të jetë e mirë për Premierligën”, deklaroi francezi.

Arsenali tani duhet në ditët në vijim ta harrojë këtë eliminim nga Liga e Kampionëve dhe të fokusohet plotësisht në Premierligë, ku kanë mbetur vetëm gjashtë xhiro – ndërsa janë dy pikë prapa Cityt.

Lajme të ngjashme