Afati i transferime s’është mbyllur për Man Unitedin, Ten Hag kërkon edhe dy nënshkrime
Trajneri Erik ten Hag ka kërkuar nga Manchester United të vazhdojë të jetë aktiv në afatin kalimtar veror, duke shpresuar edhe për dy prurje të reja.
“Djajtë e Kuq” kanë pasur një afat të suksesshëm duke sjellë yje si Mason Mount, Andre Onana dhe Rasmus Hojlund.
Sidoqoftë, Ten Hag ka kërkuar edhe dy nënshkrime tjera, më saktësisht mesfushorin Sofyan Amrabat nga Fiorentina dhe Jean-Clair Todibo nga Nice, raporton “The Independent”.
Amrabat mbetet shumë i hapur për kalimin te Man United dhe negociatat janë zhvilluar që disa javë, mirëpo një marrëveshje ende s’është kompletuar.
Ndërsa, 23-vjeçari Todibo shihet si një ‘rezervë’ që do të garojë me Lisandro Martinezin dhe Raphael Varanen mirëpo asnjë ofertë nuk është bërë deri më tani për ish lojtarin e Barcelonës.
Problemi kryesor mbetet te shitjet e disa lojtarëve, pasi drejtuesit e Man Unitedit preferojnë të largojnë dhe më pas të blejnë.
Man United është i hapur për largimin e Fred, Van de Beek, Scott McTominay dhe Harry Maguire në mënyrë që të kenë fundet për investim në Amrabat dhe Todibo.
Fulham është duke e ndjekur Fred, Real Sociedadi është në bisedime me De Beek, derisa West Ham ka bërë një ofertë prej 60 milionë funteve për Maguire dhe McTominay por që është refuzuar nga klubi anglez.
Bisedimet po vazhdojnë edhe te portierit Dean Henderson që mund të rikthehet te Nottingham Forest, derisa Anthony Martial gjithashtu është vënë në shitje por s’ka interesim për shërbimet e francezit.

