Man United gjen zëvendësuesin e Harry Maguire, tenton yllin e Nice - NACIONALE

Man United gjen zëvendësuesin e Harry Maguire, tenton yllin e Nice

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United ka identifikuar mbrojtësin e Nice Jean-Clair Todibo si zëvendësuesi potencial i Harry Maguire, nëse anglezi largohet këtë verë.

Mbrojtësi që kushtoi 80 milionë funte u fishkëllye gjatë barazimit 1:1 ndaj Athletic Bilbaos, derisa ishe faji i tij që skuadra angleze e pranoi golin e parë.

Maguire vazhdon të mos jetë prioritet për Erik ten Hag, që preferon Lisandro Martinez dhe Raphale Varane, derisa kur këta dy janë të lënduar luan me Victor Lindelof ose Luke Shaw.

Përpos kësaj, Maguires iu mor edhe shiriti i kapitenit që dëshmon se nuk është në planet e klubit dhe West Ham mbetet destinacioni më i mundshëm.

Man United ka nisur të kërkojë pasuesin e Maguires dhe raportohet se e duan yllin e Nice Todibo.

Drejtuesit e klubit kanë kërkuar nga Nice të informohen për kushtet e marrëveshjes duke konfirmuar interesimin, por një lëvizje e tillë varet nga Maguire.

Ten Hag ndihet se i duhen katër qendërmbrojtës dhe me largimin e Maguire, Todibo do të ishte prioritet pasi u mposhten në garë për yjet si Kim Min-Jae, Axel Disasi dhe Jurrien Timber.

Todibo kaloi dy vite te Barcelona por bëri vetëm katër paraqitje, pastaj u huazua në tre klube te ndryshe, me kalimin te Benfica që ishte dështim i vërtetë.

Sidoqoftë, francezi gjeti formën te Nice që e blenë përfundimisht në vitin 2021, ndërsa kartoni i tij vlen rreth 26 milionë funte.

Lajme të ngjashme