Adil Maliqi largohet nga pozita e trajnerit të Kosovës U19 - NACIONALE

Adil Maliqi largohet nga pozita e trajnerit të Kosovës U19

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri që ishte shumë afër ta shkruante historinë për ta kualifikuar Kosovën në Kampionat Evropian në grupmoshat U19, është tërhequr nga pozita e tij.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, Adil Maliqi njoftoi se nuk kanë arritur marrëveshje me FFK-në për vazhdimin e bashkëpunimit.

Ai njëkohësisht falënderoi të gjitha ata që i qëndruan pranë në këtë periudhë.

“Të nderuar drejtues të Federatës së Futbollit të Kosovës, lojtarë, prindër dhe tifozë dardanë,

"Shpesh, rrethanat na vendosin përballë vendimeve që zemra nuk dëshiron t’i pranojë, por arsyeja i kërkon."

Me keqardhje të thellë, kam vendosur të dorëhiqem nga pozita e trajnerit të Kombëtares U19 të Kosovës. Ky vendim nuk ishte i lehtë, por i detyrueshem pasi që nuk arrijtëm të gjejmë një zgjidhjë të përbashkët me Federatën.

Dua të falënderoj nga zemra Federatën e Futbollit të Kosovës dhe kryetarin për besimin dhe mundësinë që më dhanë të udhëheq këtë grup të mrekullueshëm. Lojtarët ishin frymëzim i përditshëm për mua, dhe prindërit e tyre, që ishin gjithmonë mbështetës, janë një shtyllë e rëndësishme e suksesit të tyre. Një falënderim i veçantë shkon për tifozët tanë të zjarrtë, “Dardanët,” të cilët na qëndruan pranë në çdo sekondë dhe nuk reshtën së na dhëni forcë.

Krenohem me sukseset që kemi arritur së bashku, suksese që janë jashtëzakonisht të vështira për t’u realizuar, veçanërisht kur përballesh me sfida të shumta. Por, pavarësisht çdo pengese, arritëm të tregojmë se puna, përkushtimi dhe bashkëpunimi janë çelësi i suksesit”, shkroi Maliqi.

Lajme të ngjashme